Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 26 korrik, nuk do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me peshë mbi 20 tonë.
Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kësaj mase.
“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftim.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe se qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.











