Muhamet Alidemajt i ulet dënimi: Nga 15 në 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Muhamet Alidemajt i ulet dënimi: Nga 15 në 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 13 vjet burgim Muhamet Alidemajn, i akuzuar për krime lufte në Izbicë më 1999. Në gjykimin e parë ishte dënuar më 15 vjet burgim. Sipas aktakuzës, Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në […]

Sipas aktakuzës, Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili me anëtarët Kushtrim Shyti dhe Violeta Namani-Hajra.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit.

Alidemaj obligohet edhe për shpenzimet e procedurës gjyqësore në shumën prej 200 euro dhe 100 euro të tjera për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndryshe, në seancën fllestare më 29 prill 2022, në gjykimin e parë, Alidemaj ishte deklaruar i pafajshëm. Njëjtë u deklarua edhe në seancën e rigjykimit më 23 tetor 2025.

Në gjykimin e parë, Gjykata Themelore në Prishtinë më 12 korrik 2024 e shpalli Muhamet Alidemajn fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burg për krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë. Ndaj tij u shpall aktgjykim refuzues për dispozitivin e dytë, ku ngarkohej për zhvarrosjen e trupave me ekskavator, pasi në fjalën përfundimtare në seancën e 9 korrikut 2024, prokurori Ilir Morina u tërhoq nga pika e dytë e dispozitivit të aktakuzës, për shkak se nuk ishte arritur të vërtetohet se i akuzuari Alidemaj ka marrë pjesë në zhvarrosjen e viktimave.

Por, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 29 mars 2022, Muhamet Alidemaj gjatë periudhës kohore 24 mars 1999 – 11 qershor 1999, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dhunë i ndajnë gratë e fëmijët dhe dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë.

Ndërsa, aktakuza thotë se burrat e mbetur i ekzekutojnë me armë automatike duke i vrarë 130 persona, prej të cilëve 114 viktima u identifikuan, kurse 12 civilë i mbijetuan ekzekutimit. Pas dy muajve, thuhet se i zhvarrosën trupat me ekskavator dhe i larguan duke i transportuar me disa kamionë në drejtim të panjohur. Ndërsa, pas përfundimit të luftës trupat e viktimave u gjetën në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, në fshatin Suhodoll të Mitrovicë dhe në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Me këtë, akuzohej se në bashkëkryerje, e ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme
E dhimbshme: Ky është 61-vjeçari që vdiq pasi u rrëzua në ballkonin e shtëpisë në Viti

E dhimbshme: Ky është 61-vjeçari që vdiq pasi u rrëzua në ballkonin e shtëpisë në Viti

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë, kjo është arsyeja

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë, kjo është arsyeja

​Rama në Theth: Paketa e Maleve s'është për oligarkë, për trashëgimtarët e pronave.

​Rama në Theth: Paketa e Maleve s'është për oligarkë, për trashëgimtarët e pronave.

Kosovarët pulëngrënës të mëdhenj, vetëm nga Brazili gjatë këtij viti u importuan miliona tonelata mish pule

Kosovarët pulëngrënës të mëdhenj, vetëm nga Brazili gjatë këtij viti u importuan miliona tonelata mish pule

Drita shënon gol ndaj Florianas pak para fundit

Drita shënon gol ndaj Florianas pak para fundit

“Më të mirët në histori”, Leandro Paredes thyen heshtjen pas përplasjes së diskutueshme në finalen e Kupës së Botës

“Më të mirët në histori”, Leandro Paredes thyen heshtjen pas përplasjes së diskutueshme në finalen e Kupës së Botës

IHMK lëshon alarm portokalli: Stuhi, breshër dhe erëra të forta priten nesër në gjithë Kosovën

IHMK lëshon alarm portokalli: Stuhi, breshër dhe erëra të forta priten nesër në gjithë Kosovën

Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

AKK: Qytetarët nuk kompensohen me fotografi, kërkojmë dëmshpërblim të menjëhershëm dhe Fond Emergjent për Komunat

AKK: Qytetarët nuk kompensohen me fotografi, kërkojmë dëmshpërblim të menjëhershëm dhe Fond Emergjent për Komunat

Një stuhi goditi Shkupin pasditen e sotme

Një stuhi goditi Shkupin pasditen e sotme

Momenti kur erërat e fuqishme rrëzojnë një kulm në Suharekë, qytetarët largohen me vështirësi

Momenti kur erërat e fuqishme rrëzojnë një kulm në Suharekë, qytetarët largohen me vështirësi

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes një person në Pozheran të Vitisë, policia jep detaje

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes një person në Pozheran të Vitisë, policia jep detaje

Prokuroria bastis selinë e Fidesz në Hungari! Partia e Orban akuza qeverisë

Prokuroria bastis selinë e Fidesz në Hungari! Partia e Orban akuza qeverisë