Komuna e Prishtinës me njoftim: Mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë shkak i punimeve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nga 22 korriku 2026 do të mbyllet për qarkullim segmenti i rrugës “Ilir Konushevci”, nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.
Mbyllja do të zgjasë pesë ditë dhe vjen si pasojë e zhvillimit të punimeve në këtë pjesë të rrugës.
Për të shmangur vonesat në komunikacion, qytetarët janë udhëzuar të përdorin rrugë alternative, përfshirë rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” përmes rrugës “Bajram Bahtiri”, Unazën Qendrore dhe rrugën “Zagrebi” përmes “Vëllezërve Fazliu”, si dhe rrugën “Murat Mehmeti” me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe./Periskopi/
Njoftimi i plotë:











