Kosovarët pulëngrënës të mëdhenj, vetëm nga Brazili gjatë këtij viti u importuan miliona tonelata mish pule

Kosovarët pulëngrënës të mëdhenj, vetëm nga Brazili gjatë këtij viti u importuan miliona tonelata mish pule

Nëse do të organizohej një kampionat për pulën më të pranishme në Kosovë, Brazili do ta fitonte pa asnjë balotazh. Miliona kilogramë mish shpendësh kanë mbërritur në vend vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke e lënë konkurrencën shumë prapa.

Sipas të dhënave zyrtare të importeve nga Dogana e Kosovës për periudhën janar–qershor 2026, Brazili ka qenë furnizuesi kryesor i Kosovës me mish dhe nënprodukte të shpendëve. Nga ky shtet janë importuar plot 9.77 milionë kilogramë, një sasi që e vendos bindshëm në krye të listës.

Pas tij vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej nga Kosova ka importuar 3.25 milionë kilogramë mish shpendësh.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, në vendin e tretë renditet Turqia me 1.29 milionë kilogramë, ndërsa Sllovenia ka eksportuar 1.03 milionë kilogramë. Top pesëshja mbyllet me Poloninë, nga e cila janë importuar rreth 924 mijë kilogramë.

Në mesin e eksportuesve më të mëdhenj drejt Kosovës janë edhe Mbretëria e Bashkuar, me mbi 904 mijë kilogramë, Rumania me rreth 862 mijë kilogramë, Italia me mbi 503 mijë kilogramë, Greqia me rreth 484 mijë kilogramë dhe Hungaria me më shumë se 400 mijë kilogramë mish dhe nënprodukte të shpendëve.

Të dhënat janë nxjerrë nga statistikat e importeve për kodin tarifor i cili përfshin mishin dhe nënproduktet e shpendëve, të freskëta, të ftohura ose të ngrira. Ky kod mbulon kryesisht mishin e pulës, por edhe kategori të tjera të mishit të shpendëve sipas nomenklaturës doganore.

Dominimi i Brazilit në këtë kategori dëshmon varësinë e tregut kosovar nga importet e mishit të shpendëve, duke e bërë këtë shtet partnerin kryesor të Kosovës në furnizimin me këtë produkt./Periskopi/



Të ngjashme
‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Stuhia në Sarandë – “Fluturon” çatia në një banesë 12-katëshe, 4 familje mbesin pa strehë

Stuhia në Sarandë – “Fluturon” çatia në një banesë 12-katëshe, 4 familje mbesin pa strehë

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Hykmete Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës

Hykmete Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit

0:000:00