Stuhia godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte.
Qyteti është përfshirë nga një erë e fortë dhe shkarkesa elektrike ndërsa pushuesit janë larguar nga plazhet.
Euronews.al kanë ndarë pamje dramatike nga moti i lig që ka përfshirë qytetin, ndërsa bëhet e ditur se pushuesit janë larguar me nxitim nga plazhet. /Periskopi/











