E dhimbshme: Ky është 61-vjeçari që vdiq pasi u rrëzua në ballkonin e shtëpisë në Viti

Nazim Pira është 61-vjeçari që vdiq pasi dyshohet se u rrëzua në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij në Pozheran të Vitisë.

Sipas njoftimit të KF Vllaznia Pozheran, i ndjeri ishte ndër mbështetësit më besnikë të KF Vllaznia.

“Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Pira, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan. Urojmë që të gjeni forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë humbje të madhe”, u tha ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit.

Ngushëllime ka shprehur edhe Valmir Sahiti, kryetar i Rinisë Demokratike në Viti.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pira nga Pozherani për humbjen e familjarit të tyre. Njëkohësisht, uroj shërim sa më të shpejtë për dy të lënduarit e tjerë nga stuhia e sotme”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha për Periskopin se si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, viktima dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij, me ç’rast ka pësuar lëndime në kokë.

I njëjti me autoambulancë ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar ishte konstatuar se është pa shenja jete.

Të ngjashme
Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga pozojnë së bashku, gati për përballjen e madhe

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë, kjo është arsyeja

​Rama në Theth: Paketa e Maleve s'është për oligarkë, për trashëgimtarët e pronave.

Kosovarët pulëngrënës të mëdhenj, vetëm nga Brazili gjatë këtij viti u importuan miliona tonelata mish pule

Drita shënon gol ndaj Florianas pak para fundit

“Më të mirët në histori”, Leandro Paredes thyen heshtjen pas përplasjes së diskutueshme në finalen e Kupës së Botës

IHMK lëshon alarm portokalli: Stuhi, breshër dhe erëra të forta priten nesër në gjithë Kosovën

Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

AKK: Qytetarët nuk kompensohen me fotografi, kërkojmë dëmshpërblim të menjëhershëm dhe Fond Emergjent për Komunat

Një stuhi goditi Shkupin pasditen e sotme

Momenti kur erërat e fuqishme rrëzojnë një kulm në Suharekë, qytetarët largohen me vështirësi

0:000:00