Një stuhi goditi Shkupin pasditen e sotme

Një stuhi me fuqi uragani goditi pasditen e sotme Shkupin la pas vetes dëme të mëdha materiale duke shkulur kulme shtëpish, semaforë, e shumë vetura të mbetura nën pemët e rrëzuara.

Në afërsi të Qendrës tregtare Mavrovasja për shkak të shkëndijës nga telat e shkëputur një hapësirë afër shtëpive u përfshi nga flakët por u shua falë reshjeve të shiut, shkruan Alsat.mk, transmeton Periskopi.

Çati të shkëputura fluturuan nëpër qytet, duke shkaktuar rrezik të madh. Dëmi është i madh. Stuhisë së fuqishme nuk i shpëtoi as çatia e ambulancës në Bit Pzar

Në një lagje të Çairit pema e shkulur nga erërat e fuqishme bllokoi edhe një veturë të policisë

Një qytetar që takuam rrugëve të Çairit shprehu indinjatën e tij për shkak se përkundër disa minutave tentim për të denoncuar dëmet në numrin 112 të Qendrës për Menaxhim me Kriza, askush nuk i është përgjigjur

Pos Shkupit situatë e ngjashme me stuhi të fuqishme u regjistrua edhe në qytetin e Kumanovës duke shkaktuar dëme të shumta, me shumë pemë të rrëzuara dhe çati të shkulura

Edhe në Tetovë në disa vende stuhia ka shkaktuar dëme materiale. Për disa minuta rruga e Ilindenit ka qenë e bllokuar ndërsa zjarrfikësit kanë dalë në teren për të larguar objektet e rrëzuara nga era./Periskopi/

Të ngjashme
‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Stuhia në Sarandë – “Fluturon” çatia në një banesë 12-katëshe, 4 familje mbesin pa strehë

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Hykmete Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit

0:000:00