“Më të mirët në histori”, Leandro Paredes thyen heshtjen pas përplasjes së diskutueshme në finalen e Kupës së Botës

Leandro Paredes ishte një nga personazhet më të përfolur të finales së Kupës së Botës 2026, por jo për paraqitjen e tij në fushë.
Mesfushori argjentinas u aktivizua në pjesën e dytë, pasi në mënyrë befasuese e kishte humbur vendin në formacionin titullar të Lionel Scalonit. Vetëm gjashtë minuta pasi hyri në lojë, ai u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa në më shumë se një rast dukej me fat që nuk mori kartonin e dytë.
Situata u tensionua edhe më shumë pas përfundimit të ndeshjes. Paredes u përfshi në një nga incidentet më të shëmtuara të turneut, duke u përplasur fizikisht me Eric Garcian dhe Gavin gjatë një konfrontimi të ashpër mes futbollistëve.
Pas rikthimit në Argjentinë, mesfushori i Boca Juniors publikoi një mesazh emocional në Instagram, drejtuar tifozëve të kombëtares, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
“Sot po shkruaj me shumë dhimbje në zemër, sepse nuk arritëm t'i dhuronim vendit tonë gëzimin që e meritonte”.
“Zemra ime është plot krenari, sepse dhamë gjithçka që kishim dhe edhe një herë e ngritëm flamurin tonë sa më lart që ishte e mundur”.
Paredes nuk harroi të falënderonte edhe bashkëlojtarët e tij për përkushtimin gjatë gjithë Kupës së Botës.
“Faleminderit secilit që ishte pjesë e kësaj kombëtareje, këtij grupi lojtarësh që dhanë gjithçka për ta përfaqësuar këtë fanellë deri në sekondën e fundit të çdo ndeshjeje”.
Në fund të mesazhit të tij, ai bëri një deklaratë të fortë, duke e cilësuar këtë grup si “kombëtaren më të mirë në historinë e Argjentinës”./Periskopi/












