Këto janë dëshmitë e Flora Brovinës, Zahrie Podrimqakut dhe Behare Kryeziut për torturat nga Cvetkoviq në burg

Këto janë dëshmitë e Flora Brovinës, Zahrie Podrimqakut dhe Behare Kryeziut për torturat nga Cvetkoviq në burg

Është deklaruar e pafajshme e akuzuara Nadica Cvetkoviq lidhur me akuzën se në cilësinë e gardianes në Burgun e Prishtinës dhe paralelen në Lipjan ka kryer krime lufte. Deklarimin rreth fajësisë e ka bërë, pasi prokurori special Atdhe Dema e ka lexuar akuzën me të cilën e akuzuara ngarkohet. Në aktakuzën e siguruar nga KOHA […]

Deklarimin rreth fajësisë e ka bërë, pasi prokurori special Atdhe Dema e ka lexuar akuzën me të cilën e akuzuara ngarkohet.

Në aktakuzën e siguruar nga KOHA thuhet se Cvetkoviq bashkë me katër zyrtare të tjera të burgut, i kanë keqtrajtuar të burgosurat deri në alivanosje.

“… duke vepruar me dashje dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore, ashtu siç e shpjegojnë vet viktimat, se pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psikike, i kanë kanosur seriozisht për jetë e si pasojë e kësaj dhe rrahjeve të vazhdueshme kanë pësuar gjendje ankthi dhe frikë, është cenuar rënd dinjiteti njerëzor pasoja të cilat i bartin edhe më tej viktimat, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në aktakuzë.

Në aktakuzë janë përfshitë edhe deklaratat e të dëmtuarave.

Ndër to është edhe Flora Brovina. Ajo thuhet në procesverbalin për identifikimin e të dyshuarit të datës 25/07/2024, e ka identifikuar të pandehurën Cvetkoviq.

“Gjatë qëndrimit në burgun për femra në Lipjan të gjitha gardianet serbe e kishin rrahur pasi që i detyronin të thoshin ‘Rrënoftë Serbia’ dhe e dëmtuara nuk mundte të bërtiste e pas kësaj e godisnin me shufra. Ndër gardianet që e kishin rrahur kishin qenë Pipi, Bili dhe mundë të thotë se të gjitha gardianet serbe e kishin rrahur e maltretuar atë dhe të gjitha të burgosurat tjera shqiptare”, thuhet në pjesën për deklaratën e Brtovinës.

Torturat nga e akuzuara i ka përshkruar në deklaratë edhe e dëmtuara Zahrie Podrimqaku.

“Tutje deklaron se Nadica e kishte maltretuar fizikisht deri në alivanosje duke e goditur me pendrek (shufër gome), në pjesën e belit rreth veshkave. Tutje, deklaron për kushtet çnjerëzore në dhomat e burgut, duke treguar se kishte qenë e mbajtur në disa dhoma së bashku më të burgosurat tjera, disa prej të cilave ishin torturuar rëndë”, thuhet në aktakuzë.

Pas torturave e dëmtuara Behare Kryeziu, ka thënë se e kishin dërguar në një dhomë me Podrimqakun, e cila thuhet se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pas torturave të përjetuara.

Kryeziu citohet të ketë thënë se atë e kanë rrahur vetëm pse në shëtitoren e burgut kishte komunikuar më të burgosurën tjetër, Leonora Morina, duke e pyetur nëse kishte cigare.

“Tutje me sa i kujtohej ishte muaji qershor kur në shëtitoren e burgut me gjeste kishte komunikuar me Leonoren, duke e pyetur se a kishte cigare, ku këtë komunikim e kishin vërejtur gardianet Suzana dhe Nadica Cvetkoviq dhe si shkak i këtij komunikimi, Nadica e kishte rrahur me pendrek (shufër gome) duke e goditur në shpinë, kofshë dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, rrahje kjo që kishte zgjatur rreth 3-4 minuta. Gjatë kohës sa Nadica e rrihte atë, ajo komunikonte me gardianet tjera që ishin duke i rrahur të burgosurat tjera duke i thënë njëra-tjetrës se nuk po i rrahin sa duhet, ku në të njëjtën kohë Suzana me një gardiane tjetër e rrihnin Leonoren”, thuhet në aktakuzë.

Më 16 janar PSRK-ja ngriti aktakuzë kundër Nadica Cvetkoviq për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Të ngjashme
Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga pozojnë së bashku, gati për përballjen e madhe

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga pozojnë së bashku, gati për përballjen e madhe

E dhimbshme: Ky është 61-vjeçari që vdiq pasi u rrëzua në ballkonin e shtëpisë në Viti

E dhimbshme: Ky është 61-vjeçari që vdiq pasi u rrëzua në ballkonin e shtëpisë në Viti

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë, kjo është arsyeja

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë, kjo është arsyeja

​Rama në Theth: Paketa e Maleve s'është për oligarkë, për trashëgimtarët e pronave.

​Rama në Theth: Paketa e Maleve s'është për oligarkë, për trashëgimtarët e pronave.

Kosovarët pulëngrënës të mëdhenj, vetëm nga Brazili gjatë këtij viti u importuan miliona tonelata mish pule

Kosovarët pulëngrënës të mëdhenj, vetëm nga Brazili gjatë këtij viti u importuan miliona tonelata mish pule

Drita shënon gol ndaj Florianas pak para fundit

Drita shënon gol ndaj Florianas pak para fundit

“Më të mirët në histori”, Leandro Paredes thyen heshtjen pas përplasjes së diskutueshme në finalen e Kupës së Botës

“Më të mirët në histori”, Leandro Paredes thyen heshtjen pas përplasjes së diskutueshme në finalen e Kupës së Botës

IHMK lëshon alarm portokalli: Stuhi, breshër dhe erëra të forta priten nesër në gjithë Kosovën

IHMK lëshon alarm portokalli: Stuhi, breshër dhe erëra të forta priten nesër në gjithë Kosovën

Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

AKK: Qytetarët nuk kompensohen me fotografi, kërkojmë dëmshpërblim të menjëhershëm dhe Fond Emergjent për Komunat

AKK: Qytetarët nuk kompensohen me fotografi, kërkojmë dëmshpërblim të menjëhershëm dhe Fond Emergjent për Komunat

Një stuhi goditi Shkupin pasditen e sotme

Një stuhi goditi Shkupin pasditen e sotme

Momenti kur erërat e fuqishme rrëzojnë një kulm në Suharekë, qytetarët largohen me vështirësi

Momenti kur erërat e fuqishme rrëzojnë një kulm në Suharekë, qytetarët largohen me vështirësi