Kushtetuesja i shfuqizon 12 ligje të Qeverisë Kurti

Kushtetuesja i shfuqizon 12 ligje të Qeverisë Kurti

Gjykata Kushtetuese i ka shpallur antikushtetuese 12 ligje të miratura në Kuvend, nga shumica parlamentare e Qeverisë Kurti, gjatë legjislaturës së kaluar. Ndërsa vetëm 3 prej tyre, nga 15 për të cilat ishte ankuar PDK-ja në Gjykatatë Kushtetuese, i ka lënë në fuqi në fuqi, duke kaluar kështu testin e kushtetutshmërisë. Sipas aktgjykimit të shpallur […]

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, Gjykata me 5 vota për, dy kundër, ka konstatuar se 12 vendime të Kuvendit, përmes të cilave ishin miratuar ligje të Qeverisë Kurti, nuk janë në përputhshmëri me nenet 4, 7, 74, 76 dhe 77 të Kushtetues së Kosovës. Ndërkohë, 3 ligjet tjera, ai për Bankat, Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Gjykatën Administrative janë vlerësuar kushtetuese.

Ndërkohë ka shfuqizuar:

Ligjin për Shërbimet e Pagesave

Ligjin kundër dukurive negative në sport

Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

Ligjin për provimin e maturës shtetërore

Ligjin për Banim Social dhe të Përballueshëm

Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim

Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale

Ligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Ligjin për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore

Ligjin për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore)

Ligjin për Lojërat Mesdhetare.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi gjatë miratimit të 12 ligjeve antikushtetuese, të gjitha të hartuara nga Qeveria Kurti sipas zotimeve dhe programit të saj politik, shkeli nenin kushtetues që rregullon formën e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit në vend; atë që përcakton vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; nenin që rregullon ushtrimi i funksionit të të zgjedhurve të popullit; atë që rregullon funksionimin e Kuvendit sipas rregulloreve të punës; dhe nenin e Kushtetutës që rregullon dhe përcakton rolin e komisioneve parlamentare në Kuvend./Periskopi

 

 

Të ngjashme
Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër