Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 kosovarëve në Shqipëri

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 kosovarëve në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 shqiptarëve të Kosovës, pas dyshimeve se mund të krijuar mbi të ardhura kriminale. Veprimet hetimore janë kryer në zbatim të një letërporosie të dërguar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si […]

Veprimet hetimore janë kryer në zbatim të një letërporosie të dërguar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në trafik droge dhe pastrim të parave.

Të gjithë janë identifikuar për shkak të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, bazuar në të dhënat e marra nga autoritetet belge dhe franceze të drejtësisë, raporton Periskopi.

Kërkesa e bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është miratuar nga Gjykata e Posaçme, që i ka dhënë dritë jeshile SPAK të kryejë hetime për llogari të palës kosovare.

Nga hetimi në këtë shtet ka rezultuar se të pandehurit fitimin e gjeneruar nga aktiviteti kriminal e kanë transferuar nëpër biznese të ndryshme, të cilat janë themeluar nga vetë të pandehurit dhe persona të tjerë. Po ashtu, një pjesë të pasurisë rezulton të jetë konvertuar në prona të luajtshme dhe të paluajtshme si tokë, shtëpi, banesa, vetura etj., me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë.

Referuar hetimit në Kosovë, rezulton se të pandehurit i kanë investuar paratë e trafikut të drogës në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si brenda territorit të Republikës së Kosovës, ashtu dhe në vende të tjera përfshirë këtu dhe Republikën e Shqipërisë.

Për këtë arsye, pala kosovare kërkon të kalohet në filtër jo vetëm pasuritë e tyre, por edhe të 58personave të tjerë, familjarë të tyre, në emër të të cilëve mund të jenë regjistruar pasuritë e paligjshme.

Në zbatim të kërkesës së drejtësisë kosovare, SPAK do të gjurmojë jo vetëm pasuritë e mundshme të patundshme të tyre, por edhe nëse kanë hapur llogari bankare në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, raporton A2CNN.

 

Të ngjashme
KALLXO e shiti pseudonimin "Lule Gjeli" si identitet, Gashi arsyetohet se "i rrezikohej vendi i punës"

KALLXO e shiti pseudonimin "Lule Gjeli" si identitet, Gashi arsyetohet se "i rrezikohej vendi i punës"

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin

Robert Bakaj i kërkon duel Joshuas, boksieri shqiptar njihet për nokautet

Robert Bakaj i kërkon duel Joshuas, boksieri shqiptar njihet për nokautet

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

Jeta Xharra i reagon Ramës, e mbron artikullin e “Lule Gjelit”: Nuk kishte asnjë rrenë

Jeta Xharra i reagon Ramës, e mbron artikullin e “Lule Gjelit”: Nuk kishte asnjë rrenë

Abazi: Lule Gjeli duhet të dëshmojë para institucioneve për veprimtarinë e tij

Abazi: Lule Gjeli duhet të dëshmojë para institucioneve për veprimtarinë e tij

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Çitaku takon ministrin francez Haddad: Kërkon intensifikim të mbështetjes së Francës për Kosovën

Çitaku takon ministrin francez Haddad: Kërkon intensifikim të mbështetjes së Francës për Kosovën

Shiu i rrëmbyeshëm i së hënës lë pasoja në Rahovec

Shiu i rrëmbyeshëm i së hënës lë pasoja në Rahovec

Ankohet Lumir Abdixhiku: Kuvend i LDK’së i panevojshëm dhe i dëmshëm

Ankohet Lumir Abdixhiku: Kuvend i LDK’së i panevojshëm dhe i dëmshëm

Kolona në kufi, Dheu i Bardhë me pritje deri në një orë për hyrje në Kosovë

Kolona në kufi, Dheu i Bardhë me pritje deri në një orë për hyrje në Kosovë

E akuzuara për vrasjen e fëmijëve të saj, Lindsay Clancy shpërthen në lot në gjykatë teksa lexohen me zë emrat e tre të ndjerëve

E akuzuara për vrasjen e fëmijëve të saj, Lindsay Clancy shpërthen në lot në gjykatë teksa lexohen me zë emrat e tre të ndjerëve

Pas pauzimit sulmeve mes ShBA-së e Iranit, bien çmimet e karburanteve

Pas pauzimit sulmeve mes ShBA-së e Iranit, bien çmimet e karburanteve