Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin

Deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe të ministres së tij, Snezhana Paunoviç, për spastrimin etnik të Kosovës, janë dënuar ashpër nga ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha.


Në një konferencë nga Tirana me homologun e Kroacisë, shefi i diplomacisë shqiptare ka deklaruar se retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin.

“Theksuam rëndësinë e veçantë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky proces nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin historik, mohimin e fakteve, lartësimin e kriminelëve të luftës apo përmes retorikave nacionaliste, përçarëse dhe deklaratave të papranueshme që relativizojnë, justifikojnë ose u japin jehonë krimeve të luftës dhe politikave të dënuara si nga drejtësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga ndërgjegjja njerëzore”, ka deklaruar Hoxha.

Ministri Hoxha iu përgjigj drejtpërdrejt deklaratave të Vuçiç për marrëveshjen ushtarake mes Tiranës, Zagrebit dhe Prishtinës.

“Çdo angazhim i yni, koordinim dypalësh, tripalësh apo më shumë nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të rikthyer thirrjet arkaike për fitore e përkatësi territoriale. Asnjë përpjekje për të ringjallur ndasitë e së kaluarës, për të ushqyer tensione apo për të penguar proceset e pajtimit dhe bashkëpunimit nuk do të mund ta tërheqë zvarrë rajonin dhe as të cenojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, ka thënë Hoxha.

Marrëveshja trepalëshe e sulmuar shumë nga Serbia u komentua dhe nga ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić-Radman, i cili foli për thellim të bashkëpunimit rajonal, por edhe mes dy vendeve mike.

Të ngjashme
Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

Jeta Xharra i reagon Ramës, e mbron artikullin e “Lule Gjelit”: Nuk kishte asnjë rrenë

Jeta Xharra i reagon Ramës, e mbron artikullin e “Lule Gjelit”: Nuk kishte asnjë rrenë

Abazi: Lule Gjeli duhet të dëshmojë para institucioneve për veprimtarinë e tij

Abazi: Lule Gjeli duhet të dëshmojë para institucioneve për veprimtarinë e tij

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Çitaku takon ministrin francez Haddad: Kërkon intensifikim të mbështetjes së Francës për Kosovën

Çitaku takon ministrin francez Haddad: Kërkon intensifikim të mbështetjes së Francës për Kosovën

Shiu i rrëmbyeshëm i së hënës lë pasoja në Rahovec

Shiu i rrëmbyeshëm i së hënës lë pasoja në Rahovec

Ankohet Lumir Abdixhiku: Kuvend i LDK’së i panevojshëm dhe i dëmshëm

Ankohet Lumir Abdixhiku: Kuvend i LDK’së i panevojshëm dhe i dëmshëm

Kolona në kufi, Dheu i Bardhë me pritje deri në një orë për hyrje në Kosovë

Kolona në kufi, Dheu i Bardhë me pritje deri në një orë për hyrje në Kosovë

E akuzuara për vrasjen e fëmijëve të saj, Lindsay Clancy shpërthen në lot në gjykatë teksa lexohen me zë emrat e tre të ndjerëve

E akuzuara për vrasjen e fëmijëve të saj, Lindsay Clancy shpërthen në lot në gjykatë teksa lexohen me zë emrat e tre të ndjerëve

Pas pauzimit sulmeve mes ShBA-së e Iranit, bien çmimet e karburanteve

Pas pauzimit sulmeve mes ShBA-së e Iranit, bien çmimet e karburanteve

Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve

Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve

Rama për rastin e Lule Gjelit: Kënd po e mbroni? – i ndërpret marrëveshjen për shfrytëzimin e "Grand Hotelit" organizatës së Jeta Xharrës

Rama për rastin e Lule Gjelit: Kënd po e mbroni? – i ndërpret marrëveshjen për shfrytëzimin e "Grand Hotelit" organizatës së Jeta Xharrës

0:000:00