Çitaku takon ministrin francez Haddad: Kërkon intensifikim të mbështetjes së Francës për Kosovën

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim ministrin për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.

Sipas një komunikate të PDK-së, Çitaku e ka falënderuar ministrin francez për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke kërkuar që kjo përkrahje të intensifikohet, veçanërisht në proceset integruese të vendit.

“Franca ka qenë dhe mbetet një nga partnerët dhe aleatët kryesorë të Kosovës. Mbështetja e saj ka qenë qenësore për vendin tonë”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka kërkuar që Franca të inkurajojë edhe shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian që t’i kushtojnë më shumë vëmendje Kosovës, në një kohë kur proceset integruese të vendit, sipas saj, kanë ngecur.

Gjatë takimit, Çitaku dhe Haddad janë pajtuar se e ardhmja e Kosovës dhe e rajonit është në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim, Çitaku është shoqëruar nga deputetët e PDK-së, Përparim Gruda dhe Blerta Deliu-Kodra, si dhe nga shefi i kabinetit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Ardian Arifaj.

Të ngjashme
Ankohet Lumir Abdixhiku: Kuvend i LDK’së i panevojshëm dhe i dëmshëm

Kolona në kufi, Dheu i Bardhë me pritje deri në një orë për hyrje në Kosovë

E akuzuara për vrasjen e fëmijëve të saj, Lindsay Clancy shpërthen në lot në gjykatë teksa lexohen me zë emrat e tre të ndjerëve

Pas pauzimit sulmeve mes ShBA-së e Iranit, bien çmimet e karburanteve

Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve

Rama për rastin e Lule Gjelit: Kënd po e mbroni? – i ndërpret marrëveshjen për shfrytëzimin e "Grand Hotelit" organizatës së Jeta Xharrës

Sulmi terrorist në Berlin, flet babai i autorit: Djalit tim iu “shpëla truri” nga ISIS

Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë

Aksident mes tri veturave në Klinë, 3 të lënduar

Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt

E vërteta e takimeve të hershme të LPK-së me Rugovën

“Ky shpenzon pare, me ushqy zagartë për me fy shqiptarët” - Haradinaj ngriti alarmin për profilet e rreme në prill të këtij viti

0:000:00