Çka pritet të ndodhë në takimet e Trumpit me Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë?

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të zhvillojë nesër takime të ndara me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.
Bëhet e ditur se në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Takimi me Netanyahun pritet të përqendrohet te lufta me Iranin, përparimi i negociatave me Libanin dhe përpjekjet për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit.
Trump ka pranuar se mes tij dhe Netanyahut ekzistojnë disa dallime sa i përket Iranit, por ka theksuar se dy liderët mbeten të afërt në qëndrimet e tyre.
“Ne kemi një dallim të vogël, por jemi shumë afër”, deklaroi Trump para gazetarëve, raporton CNN.
Ndërsa në takimin me presidentin ukrainas, pritet të diskutohet procesi i paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “tani është koha për t’i dhënë fund luftës”.
Trump gjithashtu komentoi deklaratën e Zelenskyt se Rusia po i ofron Iranit informacione inteligjence për bazat ushtarake amerikane, duke thënë se nuk beson se një gjë e tillë po ndodh në një nivel të lartë.
Nesër, Netanyahu dhe Zelensky do të jenë gjithashtu në Uashington për të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey Graham.











