Pas pauzimit sulmeve mes ShBA-së e Iranit, bien çmimet e karburanteve

Çmimi i naftës ka shënuar rënie të ndjeshme falë shpresës se një pauzë e sulmeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të ndihmojë në depërshkallëzimin e konfliktit.

Çmimi për një fuçi nafte të papërpunuar në bursën “Brent” ra për më shumë se 9 për qind, në 87,59 dollarë, pasi javën e kaluar kishe shkuar në mbi 100 dollarë, raporton televizioni BBC.

Rënia e çmimeve erdhi, pasi ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara tha se sulmet ndaj Iranit u ndalën për natën e dytë rresht “për t’u dhënë ca hapësirë bisedimeve”.

Një zëdhënës ushtarak iranian tha të dielën se Teherani i kishte ndërprerë sulmet “hakmarrëse” në rajon si reagim ndaj veprimit të Uashingtonit.

Javën e kaluar, çmimi për një fuçi nafte shkoi në 100 dollarë, për herë të parë nga maji, me shqetësime të reja për shkak se grupi Houthi në Jemen sulmoi anije cisterna në Detin e Kuq, duke rrezikuar një rrugë kyçe të eksportit, e cila përdorej nga Arabia Saudite për ta shmangur Ngushticën e Hormuzit.

Inflacioni më i lartë e shton mundësinë që bankat qendrore t’i rrisin shkallët e interesit në përpjekje për ta mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve.

Të ngjashme
Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve

Rama për rastin e Lule Gjelit: Kënd po e mbroni? – i ndërpret marrëveshjen për shfrytëzimin e "Grand Hotelit" organizatës së Jeta Xharrës

Sulmi terrorist në Berlin, flet babai i autorit: Djalit tim iu “shpëla truri” nga ISIS

Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë

Aksident mes tri veturave në Klinë, 3 të lënduar

Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt

E vërteta e takimeve të hershme të LPK-së me Rugovën

“Ky shpenzon pare, me ushqy zagartë për me fy shqiptarët” - Haradinaj ngriti alarmin për profilet e rreme në prill të këtij viti

Huaja amerikane për ushtrinë ndez debat në Kuvendin e Shqipërisë

Pa trofe të madh, por mes favoritëve: A mund ta fitojë Mbappe Topin e Artë?

1 muaj paraburgim për djalin që vrau aksidentalisht babanë në Deçan

Dyshohet se u gjetën mbetjet mortore të Halim Sopajt, i zhdukur prej vitit të kaluar

0:000:00