“Familja pagoi 2,800 euro për t’i sjellë trupat në Kosovë”, Koci ngre disa pyetje për aksidentin tragjik në Shkup

“Familja pagoi 2,800 euro për t’i sjellë trupat në Kosovë”, Koci ngre disa pyetje për aksidentin tragjik në Shkup

Avokati Arianit Koci, ka marrë përsipër përfaqësimin e familjeve të tre personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në segmentin e autostradës Shkup–Bllacë, duke ngritur një sërë pyetjesh për mënyrën se si ishte siguruar rruga dhe duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.


Përmes një reagimi në Facebook, Koci bëri të ditur se, së bashku me familjarët e viktimave, ka vizituar Policinë e Maqedonisë së Veriut, por tha se nuk ka marrë përgjigje për çështje që i cilëson thelbësore për zbardhjen e rastit.

“Cila ndërmarrje e ka ndërtuar këtë segment? Kush e ka mbikëqyrur ndërtimin dhe kush ka qenë përgjegjës për sigurimin e tij? Pse hyrja në segmentin që zyrtarisht ishte i mbyllur për qarkullim nuk ka qenë e bllokuar fizikisht?”, ka pyetur Koci.

Sipas tij, një tjetër fakt që ngre pikëpyetje është se vetëm pas aksidentit fatal hyrja në këtë segment është bllokuar fizikisht me zhavorr dhe janë vendosur shenja të komunikacionit.

“Nëse këto masa u morën pas aksidentit, pse nuk ishin vendosur më herët, kur segmenti ishte i mbyllur zyrtarisht për qarkullim?”, ka theksuar ai.

Avokati shtoi se deri tani nuk ka informacion nëse është ndaluar apo është marrë në pyetje ndonjë person në lidhje me përgjegjësinë për këtë rast.

Në reagimin e tij, Koci ngriti edhe çështjen e kostove që, sipas tij, janë përballuar nga familjarët e viktimave pas tragjedisë.

“Familjarët janë detyruar të paguajnë 2,800 euro për bartjen e kufomave nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. Së paku këtë shpenzim është dashur ta marrë përsipër shteti”, ka shkruar ai.

Koci ka bërë të ditur se do të angazhohet në përfaqësimin ligjor të familjeve të viktimave, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësisë institucionale për rastin.

Të ngjashme
Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin

Robert Bakaj i kërkon duel Joshuas, boksieri shqiptar njihet për nokautet

Robert Bakaj i kërkon duel Joshuas, boksieri shqiptar njihet për nokautet

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

Jeta Xharra i reagon Ramës, e mbron artikullin e “Lule Gjelit”: Nuk kishte asnjë rrenë

Jeta Xharra i reagon Ramës, e mbron artikullin e “Lule Gjelit”: Nuk kishte asnjë rrenë

Abazi: Lule Gjeli duhet të dëshmojë para institucioneve për veprimtarinë e tij

Abazi: Lule Gjeli duhet të dëshmojë para institucioneve për veprimtarinë e tij

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Çitaku takon ministrin francez Haddad: Kërkon intensifikim të mbështetjes së Francës për Kosovën

Çitaku takon ministrin francez Haddad: Kërkon intensifikim të mbështetjes së Francës për Kosovën

Shiu i rrëmbyeshëm i së hënës lë pasoja në Rahovec

Shiu i rrëmbyeshëm i së hënës lë pasoja në Rahovec

Ankohet Lumir Abdixhiku: Kuvend i LDK’së i panevojshëm dhe i dëmshëm

Ankohet Lumir Abdixhiku: Kuvend i LDK’së i panevojshëm dhe i dëmshëm

Kolona në kufi, Dheu i Bardhë me pritje deri në një orë për hyrje në Kosovë

Kolona në kufi, Dheu i Bardhë me pritje deri në një orë për hyrje në Kosovë

E akuzuara për vrasjen e fëmijëve të saj, Lindsay Clancy shpërthen në lot në gjykatë teksa lexohen me zë emrat e tre të ndjerëve

E akuzuara për vrasjen e fëmijëve të saj, Lindsay Clancy shpërthen në lot në gjykatë teksa lexohen me zë emrat e tre të ndjerëve

Pas pauzimit sulmeve mes ShBA-së e Iranit, bien çmimet e karburanteve

Pas pauzimit sulmeve mes ShBA-së e Iranit, bien çmimet e karburanteve

0:000:00