Zjarret e 2023-ës paralizuan laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje

Zjarret e 2023-ës paralizuan laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje

Më shumë se 700 raste, gati gjysma prej tyre vdekje të dyshimta dhe vrasje, po presin analizat laboratorike në Institutin e Mjekësisë Ligjore, i cili prej më shumë se tri vitesh është jashtë funksionit. Shërbimet e laboratorit dhe të rëntgenit u paralizuan pasi Instituti, në vitin 2023, u përfshi dy herë radhazi nga zjarri.

Volumi i rasteve në pritje për kompletimin e autopsive të vdekjeve të dyshimta apo vrasjeve ka arritur në më shumë se 700 në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Këto ekzaminime thelbësore mbeten në pritje, ngase prej më shumë se tri vitesh, kur dy zjarre përfshinë ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, laboratori dhe rëntgeni kanë mbetur jashtë funksionit.

Përderisa autopsitë po kryhen në një dhomë të improvizuar, analizat e toksikologjisë, histopatologjisë dhe radiografisë nuk po mund të realizohen, pasi renovimi i sallës së ekzaminimit po zgjat prej vitesh, shkruna RTK, transmeton Periskopi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, i ka thënë Radio Kosovës se renovimi pritet të përfundojë më së largu javën e ardhshme.


“Në pritje janë më shumë se 700 raste, nga të cilat rreth 300 janë raste për të cilat Prokuroria ka kërkuar ekzaminim të plotë”, ka thënë Thaçi.

“Pas përfundimit të punimeve, do të realizohen procedurat e testimit dhe kalibrimit të pajisjeve laboratorike, të cilat janë parakusht për vënien në funksion të laboratorëve të toksikologjisë, histopatologjisë dhe radiografisë”, ka shtuar ai.

Vetëm Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Speciale i kanë konfirmuar Radio Kosovës se janë në pritje të kompletimit të 200 autopsive për shkak të mungesës së laboratorit dhe rëntgenit.

Thaçi ka shtuar se, sapo të rifillojë kryerja e analizave laboratorike, përparësi do t’u jepet mostrave që janë në pritje.

Ministria e Drejtësisë nuk është përgjigjur në kërkesën për raportin hetimor lidhur me zjarret në Institutin e Mjekësisë Ligjore, të cilat ndodhën pak kohë pasi, në dhjetor të vitit 2022, u raportua se 12 mostra që lidheshin me vdekjen në burg të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ishin zhdukur nga laboratori i toksikologjisë, ndërsa më pas rezultoi se ato nuk kishin humbur.

Për mostrat dhe për zjarret kishte nisur hetime Prokuroria Speciale, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezultat për këtë çështje.

Të ngjashme
Thomas Tuchel vazhdon me Anglinë deri në fund të sezonit, vendimi është marrë

Thomas Tuchel vazhdon me Anglinë deri në fund të sezonit, vendimi është marrë

Operacioni “Mekanizmi” në Sarandë, arrestohet 31-vjeçari me katër armë zjarri në makinë

Operacioni “Mekanizmi” në Sarandë, arrestohet 31-vjeçari me katër armë zjarri në makinë

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua para pak ditësh

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua para pak ditësh

SHBA-të godasin rreth Teheranit për herë të parë në valën më të fundit të sulmeve, thotë media shtetërore iraniane

SHBA-të godasin rreth Teheranit për herë të parë në valën më të fundit të sulmeve, thotë media shtetërore iraniane

Pas emërimit të Gashit si Kryeprokuroror, reagon Ambasada britanike: Të siguroj një sistem prokurorial të pavarur, transparent dhe llogaridhënës

Pas emërimit të Gashit si Kryeprokuroror, reagon Ambasada britanike: Të siguroj një sistem prokurorial të pavarur, transparent dhe llogaridhënës

Arrestohen dy persona në Prishtinë, konfiskohen rreth 150 gramë kokainë

Arrestohen dy persona në Prishtinë, konfiskohen rreth 150 gramë kokainë

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Messi flet për përballjen me Spanjën në finalen e Kupës së Botës

Messi flet për përballjen me Spanjën në finalen e Kupës së Botës

Prishtinë: Kapet një person me kokainë, në polici deklaroi se kishte dalë për ta rrahur dikë

Prishtinë: Kapet një person me kokainë, në polici deklaroi se kishte dalë për ta rrahur dikë

Dyshimet për helmim në Han të Elezit, intervistohet pronari i një lokali

Dyshimet për helmim në Han të Elezit, intervistohet pronari i një lokali

Vlorë: Vetura e policisë godet një 13-vjeçar në zebra

Vlorë: Vetura e policisë godet një 13-vjeçar në zebra

SHBA-ja vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

SHBA-ja vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

0:000:00