Nënshkrimet e dorëzuara për shkarkimin e Abdixhikut: Mblidhet LDK’ja

Sekretar Organizativ i LDK-së, Visar Azemi, ka konfirmuar se LDK-ja do të mbaj një takim pas zhvillimeve të fundit me dorëzimin e nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë për shkarkimin e kryetarit aktual Lumir Abdixhiku.
“Po, po e kemi një takim”, tha shkurt ai për EO, transmeton Periskopi.
Për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me agjendën e takimit apo afatet për përfundimin e procesit të verifikimit.
Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë dje përmes një video, se pas verifikimit të nënshkrimeve që kërkojnë të mbahet Kuvendin Komunal, ka vendosur që të mbahet Kuvendi i LDK-së.
“Kam autorizuar sekretariatin e përgjithshëm që të nis menjëherë procedurat për mbajtjen e këtij Kuvendi, pas verifikimit të nënshkrimeve do të caktohet data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit”, ka thënë ai.
Abdixhiku tha se për shkak të këtyre zhvillimeve nuk mund të angazhohet tutje për formimin e institucioneve.











