Operacioni “Mekanizmi” në Sarandë, arrestohet 31-vjeçari me katër armë zjarri në makinë

Policia e Shqipërisë ka publikuar detaje nga operacioni i koduar “Mekanizmi”, i zhvilluar nga strukturat policore në Sarandë në bashkëpunim me njësi të tjera operacionale.

Operacioni u finalizua pas një hetimi me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e personave që dyshohet se përbëjnë rrezik për sigurinë publike dhe përfshirjen në veprimtari kriminale.

Si rezultat i aksionit, policia ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar me inicialet K.B., banues në Tiranë.

Sipas autoriteteve, automjeti që drejtonte i riu ishte mbajtur nën vëzhgim nga policia, ndërsa ndalimi i tij është kryer në tunelin e Skërficës.

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë gjetur të fshehura katër armë zjarri, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri në pjesë të ndara dhe më pas janë montuar me qëllim shitjen te një grup kriminal në Sarandë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin e përfshirë në këtë aktivitet dhe për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë rol në rast.

Policia ka bërë të ditur se operacioni është pjesë e angazhimeve për parandalimin e veprimtarive kriminale dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Të ngjashme
Nënshkrimet e dorëzuara për shkarkimin e Abdixhikut: Mblidhet LDK’ja

Ministria e Sportit ndan 400 mijë€ për bileta avioni, dy ofertat dolën identike deri në centa

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për nxitje të urrejtjes mes grupeve fetare në Facebook

Zhduket një 55 vjeçar në Gjakovë, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye

Thomas Tuchel vazhdon me Anglinë deri në fund të sezonit, vendimi është marrë

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua para pak ditësh

SHBA-të godasin rreth Teheranit për herë të parë në valën më të fundit të sulmeve, thotë media shtetërore iraniane

Pas emërimit të Gashit si Kryeprokuroror, reagon Ambasada britanike: Të siguroj një sistem prokurorial të pavarur, transparent dhe llogaridhënës

Arrestohen dy persona në Prishtinë, konfiskohen rreth 150 gramë kokainë

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Zjarret e 2023-ës paralizuan laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje

Messi flet për përballjen me Spanjën në finalen e Kupës së Botës

0:000:00