Prishtinë: Kapet një person me kokainë, në polici deklaroi se kishte dalë për ta rrahur dikë

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi tek i njëjti, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e substancave narkotike të llojit kokainë.
I dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur një person.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e substancave narkotike të llojit kokainë. I dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.











