SHBA-ja vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

SHBA-ja vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

SHBA-ja ka vendosur 25 për qind tarifa për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që arriti në përfundimin se vendi i Amerikës së Jugut ishte përfshirë në praktika tregtare "të padrejta" në fushën e tregtisë digjitale, pagesave elektronike dhe sektorëve të tjerë.

Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së (USTR) tha se masa u ndërmor pas një hetimi 1-vjeçar sipas Nenit 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili i jep SHBA-së të drejtën të hetojë dhe t’u përgjigjet praktikave të qeverive të huaja që konsiderohen "të paarsyeshme, të pajustifikueshme ose diskriminuese" dhe që dëmtojnë tregtinë amerikane.

"Negociatat e gjera me Brazilin gjatë vitit të kaluar nuk i kanë zgjidhur këto çështje, por ne mbetemi të hapur për të vazhduar bisedimet me Brazilin, në mënyrë që të arrihen ndryshimet e nevojshme për problemet e identifikuara në këtë hetim", tha përfaqësuesi i tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer.

Një zyrtar i lartë i administratës u tha gazetarëve në kushte anonimiteti se hetimi zbuloi se gjykatat braziliane kishin ndërmarrë masa ndaj kompanive amerikane të teknologjisë që "përbëjnë pengesë të padrejtë tregtare".

"Për shembull, gjykatat braziliane kanë nxjerrë urdhra sekret që u kërkojnë kompanive amerikane të teknologjisë të heqin përmbajtje të caktuara politike, të pezullojnë llogari të qytetarëve të tyre dhe t’u ndalojnë platformave të bëjnë publike këto urdhra", tha zyrtari, raporton AA, transmeton Periskopi.

Ai shtoi se hetimi gjithashtu zbuloi se "Brazili ka diskriminuar në mënyrë të padrejtë ofruesit amerikanë të shërbimeve të pagesave elektronike, duke favorizuar sistemin e pagesave 'Pix' të operuar nga banka qendrore e Brazilit".

Po ashtu, zyrtari akuzoi Brazilin se u ka dhënë trajtim preferencial tarifor Indisë dhe Meksikës, ndërsa nuk u ka ofruar qasje të ngjashme eksportuesve amerikanë. Si pjesë e masës, administrata përjashtoi nga tarifat disa produkte, përfshirë portokallet dhe lëngun e portokallit, disa produkte energjetike si dhe pjesë dhe komponentë të industrisë së aviacionit.

Hetimi sipas Nenit 301, i nisur vitin e kaluar me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, gjithashtu shqyrtoi politikat e Brazilit lidhur me zbatimin e masave kundër korrupsionit, mbrojtjen e pronësisë intelektuale, qasjen në tregun e etanolit dhe shpyllëzimin e paligjshëm./Periskopi/

Të ngjashme
Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Zjarret e 2023-ës paralizuan laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje

Zjarret e 2023-ës paralizuan laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje

Messi flet për përballjen me Spanjën në finalen e Kupës së Botës

Messi flet për përballjen me Spanjën në finalen e Kupës së Botës

Prishtinë: Kapet një person me kokainë, në polici deklaroi se kishte dalë për ta rrahur dikë

Prishtinë: Kapet një person me kokainë, në polici deklaroi se kishte dalë për ta rrahur dikë

Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës

Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës

Dyshimet për helmim në Han të Elezit, intervistohet pronari i një lokali

Dyshimet për helmim në Han të Elezit, intervistohet pronari i një lokali

Vlorë: Vetura e policisë godet një 13-vjeçar në zebra

Vlorë: Vetura e policisë godet një 13-vjeçar në zebra

Argjentinasit gjejnë shishen e Pickfordit me udhëzime, Messi habitet kur i përkthejnë ato që shkruan

Argjentinasit gjejnë shishen e Pickfordit me udhëzime, Messi habitet kur i përkthejnë ato që shkruan

Sërish shtrenjtohet nafta për dy centë

Sërish shtrenjtohet nafta për dy centë

Ndalohet një person në Jarinjë, dyshohet për kalim ilegal të kufirit dhe posedim të marihuanës

Ndalohet një person në Jarinjë, dyshohet për kalim ilegal të kufirit dhe posedim të marihuanës

“I dyshuari në arrati” - Çka dihet deri më tani për plagosjen në Miradi të Epërme?

“I dyshuari në arrati” - Çka dihet deri më tani për plagosjen në Miradi të Epërme?

Kosovari ishte pjesë e shpëtimtarëve në një ngjarje të rëndë në Itali

Kosovari ishte pjesë e shpëtimtarëve në një ngjarje të rëndë në Itali

0:000:00