“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet t’i publikojë së shpejti rezultatet e analizave

“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet t’i publikojë së shpejti rezultatet e analizave

Qumështorja “Vita” do të rifillojë nga sonte grumbullimin e qumështit të freskët nga fermerët, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) është zotuar se do të dalë sa më shpejt me rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të marra në këtë dhe qumështore të tjera, raporton Ekonomia Online, transmeton Periskopi.

Ky ishte rezultati i një takimi rreth treorësh mes ministrit të Bujqësisë, përfaqësuesve të Shoqatës së Fermerëve, prodhuesve të qumështit dhe përfaqësuesve të qumështores “Vita”, pas tensioneve të krijuara ditët e fundit.

Anëtari i Bordit të Shoqatës së Fermerëve, Fidan Krasniqi, tha se të gjithë akterët janë pajtuar që të priten rezultatet zyrtare të analizave.

“Po pas këtij takimi që e patëm me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, po e japim këtë komunikatë për media, ku në takim ishim ne prodhuesit e qumështit, shoqata po ashtu edhe përpunuesi në këtë rast qumështorja Vita. Pas një diskutimi të gjatë edhe me ministrin edhe me përpunuesin edhe me prodhuesit, u zotuan të gjithë akterët u zotuan që ministria në këtë rast më konkretisht Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari, me një afat sa më të shpejtë do të dalin me rezultate të cilat, domethënë nga mostrat e marra nga qumështorja”, tha ai.


Krasniqi sqaroi se vonesa e publikimit të rezultateve lidhet me faktin se analiza nuk po kryhen vetëm për qumështoren “Vita”.

“Arsyeja e vonesës për këto rezultate është sepse nuk është mbyllur vetëm qumështorja Vita, mostrat janë marrë edhe në shumë qumështore të tjera dhe për shkak të specifikave të analizave që do të bëhen në këto produkte, ne po shpresojmë që këto rezultate do t’i kemi sa më shpejt”, tha ai.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit është arritur një marrëveshje e përkohshme, sipas së cilës qumështorja “Vita” do të nisë menjëherë grumbullimin e qumështit të freskët nga fermerët, ndërsa çështjet e tjera do të diskutohen në takimet e ardhshme.

“Nga qumështorja u zotua që nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit të freskët prej fermerëve, për arsye të korrektësisë, domethënë u arrit një marrëveshje e përbashkët e përkohshme që po shpresojmë që në takimet e radhës do të zgjidhen edhe problemet e tjera të cilat i shprehën sot në forma protestive prodhuesit e qumështit”, tha ai./ Periskopi/

Të ngjashme
Trump konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq për Balogun

Trump konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq për Balogun

Zjarr në Shijak, tymi pushton autostradën Tiranë-Durrës

Zjarr në Shijak, tymi pushton autostradën Tiranë-Durrës

Serwer pas vizitës në Kosovë: Kurti mund të preferojë ta çojë vendin në zgjedhjet e katërta

Serwer pas vizitës në Kosovë: Kurti mund të preferojë ta çojë vendin në zgjedhjet e katërta

Sulmi i fundit rus vrau 20 persona në Ukrainë, Kievi hakmerret dhe shënjestron rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi

Sulmi i fundit rus vrau 20 persona në Ukrainë, Kievi hakmerret dhe shënjestron rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jashari

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jashari

Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Ja sa ka shkuar numri i nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Ja sa ka shkuar numri i nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Ramosaj shpërthen pas inspektimeve në “Vita”: Skenarë të poshtër, s’ka çka lypë këshilltari aty

Ramosaj shpërthen pas inspektimeve në “Vita”: Skenarë të poshtër, s’ka çka lypë këshilltari aty

Franca ndër aleatet kryesore të Kosovës në organizimin e Lojërave Mesdhetare

Franca ndër aleatet kryesore të Kosovës në organizimin e Lojërave Mesdhetare

Zjarri në jugperëndim të Francës, evakuohen mbi 10 mijë banorë

Zjarri në jugperëndim të Francës, evakuohen mbi 10 mijë banorë

Java nis me riga të mundshme lokale shiu, temperatura deri në 30 gradë më pas

Java nis me riga të mundshme lokale shiu, temperatura deri në 30 gradë më pas

Kaçanik: Zyrtari në pranga, dyshohet se i kërkoi qytetarit mbi 600 euro për dokumente të panevojshme

Kaçanik: Zyrtari në pranga, dyshohet se i kërkoi qytetarit mbi 600 euro për dokumente të panevojshme

0:000:00