Kaçanik: Zyrtari në pranga, dyshohet se i kërkoi qytetarit mbi 600 euro për dokumente të panevojshme

Një person zyrtar në Kaçanik është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetari të paguante mbi 600 euro për dokumente që më pas nuk u përfshinë në dosjen për leje ndërtimi.

Sipas Policisë së Kosovës, hetimet nisën pasi autoritetet pranuan informacione për dyshime se zyrtari kishte tejkaluar kompetencat e tij gjatë trajtimit të një kërkese për leje ndërtimi.

“Dyshohet se personi, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, përveç dokumentacionit të rregullt për leje ndërtimi, i kishte kërkuar viktimës dokumente shtesë (projekte), të cilat do t’i kompletonte ai, me kusht që viktima të paguante më pas shumën mbi 600 euro te një kompani private gjeodezike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas autoriteteve, pasi qytetari kishte marrë lejen e ndërtimit, ai kishte vërejtur se dokumentet për të cilat kishte bërë pagesën nuk figuronin fare në dosjen zyrtare, çka e shtyu ta raportonte rastin në Polici.

Pas denoncimit, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ndërmorën veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

“Sot, në prani të avokatit mbrojtës, është intervistuar i dyshuari për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Të ngjashme
Franca ndër aleatet kryesore të Kosovës në organizimin e Lojërave Mesdhetare

Zjarri në jugperëndim të Francës, evakuohen mbi 10 mijë banorë

Java nis me riga të mundshme lokale shiu, temperatura deri në 30 gradë më pas

Skenari i njejtë: Vetëvendosje thotë se i kanë votat për qeverinë,më pas duhet të gjejnë konsensus për Presidentin

Sekuestrimi i aseteve prej 1 milion euro, Isufaj: Çifti kosovar u arrestua në vitin 2025

Brazili konfirmon vendimin për të ardhmen e Carlo Ancelottit pas eliminimit befasues nga Kupa e Botës

Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

Haradinaj: Qeveria në detyrë me qasje armiqësore po godet direkt prodhuesin vendor – derdhja e qumështit e dhimbshme

“Vetne Mujën a është qumësht a vaj pallme”, Syla reagon pas protestës së fermerëve pranë objektit të Ministrisë së Bujqësisë

Yamal, Haaland dhe Mbappe para sfidës së madhe: A mund t’i arrijnë “perënditë” Messi e Ronaldo?

Samiti i NATO-s nis me masa të shtuara sigurie, Kosova pa përfaqësues në takim

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dy vjet e 3 muaj burgim për Aurona Pelajn

0:000:00