Dy të arrestuar në Podujevë, kapen në flagrancë me 201 bimë kanabisi

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike në Podujevë.

Sipas policisë, pas dyshimeve për kultivim të kanabisit, janë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, të dy meshkuj kosovarë.

“Me datë 06.07.2026, njësitë policore kanë realizuar një plan taktik, ku të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke u përkujdesur për një plantacion me 201 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa”, thotë Policia, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin janë marrë mostra të nevojshme nga bimët e mbjella, ndërsa, siç thuhet, pjesa tjetër e tyre është shkatërruar në vendin e ngjarjes.

“Po ashtu me qëllim të sigurimit të provave relevante për rastin, janë kryer dy bastisje në shtëpitë e të dyshuarve të lartcekur, me çrast në njërën nga to është gjetur një qese e vogël e mbushur me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë në peshë prej 1.7 gramë. Në vendngjarje është bërë fotografimi dhe konfiskimi i dëshmive të gjetura si prova materiale, ndërsa të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia./Periskopi/

Të ngjashme
14-vjeçarja në Britani gjendet e vrarë me thikë, akuzohet bashkëmoshatari i saj

Katër të lënduar në një aksident në Paravollë të Novobërdës

Trump konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq për Balogun

“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet t’i publikojë së shpejti rezultatet e analizave

Zjarr në Shijak, tymi pushton autostradën Tiranë-Durrës

Serwer pas vizitës në Kosovë: Kurti mund të preferojë ta çojë vendin në zgjedhjet e katërta

Sulmi i fundit rus vrau 20 persona në Ukrainë, Kievi hakmerret dhe shënjestron rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jashari

Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Ja sa ka shkuar numri i nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Ramosaj shpërthen pas inspektimeve në “Vita”: Skenarë të poshtër, s’ka çka lypë këshilltari aty

Franca ndër aleatet kryesore të Kosovës në organizimin e Lojërave Mesdhetare

0:000:00