Trump konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq për Balogun

Trump konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq për Balogun

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA-s të rishikojë pezullimin me një ndeshje të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, në Kupën e Botës.

Trump ka thënë se FIFA mori vendimin e duhur për të pezulluar dënimin për Balogun, duke shtuar se kjo do të kishte lënë një “njollë të madhe” në turne nëse do të ishte zbatuar.

25-vjeçari Balogun, ishte gati të pezullohej për ndeshjen e 1/8-ës së finales ndërmjet SHBA-së dhe Belgjikës të martën, pasi iu dha një karton i kuq direkt për një faull ndaj mbrojtësit të Bosnjë-Hercegovinës, Tarik Muharemoviq, në fazën paraprake.

Por, të dielën, FIFA mori vendimin e paprecedentë për të pezulluar kartonin e kuq dhe duke i dhënë atij mundësinë që të luajë në ndeshjen ndaj Belgjikës.

Të hënën, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se i kishte kërkuar FIFA-s të rishikonte vendimin sepse “nuk mendonte se ishte një faull”.

Edhe pse Trump ka konfirmuar se ka folur me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, sipas tij, në këtë bisedë e tëra çfarë është diskutuar ka qenë kërkesa për rishikimin e rastit.

“E tëra çka bëra, kërkova një rishikim sepse nuk mendoja se ishte faul. E pash lojën. Nuk ishte faul. Nuk ishte as shkelje. Ishin dy djem që vraponin me shpejtësi të plotë që rastësisht u përplasën me njëri-tjetrin. Mendoj se vendimi i gjyqtarit ishte i tmerrshëm”, ka thënë Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.

Ndryshe, për këtë vendim të FIFA-s ka pasur reagime të shumta, përfshirë edhe atë të Federatës së Beligjikës, duke kërkuar shpjegim.

Të ngjashme
“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet t’i publikojë së shpejti rezultatet e analizave

“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet t’i publikojë së shpejti rezultatet e analizave

Zjarr në Shijak, tymi pushton autostradën Tiranë-Durrës

Zjarr në Shijak, tymi pushton autostradën Tiranë-Durrës

Serwer pas vizitës në Kosovë: Kurti mund të preferojë ta çojë vendin në zgjedhjet e katërta

Serwer pas vizitës në Kosovë: Kurti mund të preferojë ta çojë vendin në zgjedhjet e katërta

Sulmi i fundit rus vrau 20 persona në Ukrainë, Kievi hakmerret dhe shënjestron rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi

Sulmi i fundit rus vrau 20 persona në Ukrainë, Kievi hakmerret dhe shënjestron rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jashari

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jashari

Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Ja sa ka shkuar numri i nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Ja sa ka shkuar numri i nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Ramosaj shpërthen pas inspektimeve në “Vita”: Skenarë të poshtër, s’ka çka lypë këshilltari aty

Ramosaj shpërthen pas inspektimeve në “Vita”: Skenarë të poshtër, s’ka çka lypë këshilltari aty

Franca ndër aleatet kryesore të Kosovës në organizimin e Lojërave Mesdhetare

Franca ndër aleatet kryesore të Kosovës në organizimin e Lojërave Mesdhetare

Zjarri në jugperëndim të Francës, evakuohen mbi 10 mijë banorë

Zjarri në jugperëndim të Francës, evakuohen mbi 10 mijë banorë

Java nis me riga të mundshme lokale shiu, temperatura deri në 30 gradë më pas

Java nis me riga të mundshme lokale shiu, temperatura deri në 30 gradë më pas

Kaçanik: Zyrtari në pranga, dyshohet se i kërkoi qytetarit mbi 600 euro për dokumente të panevojshme

Kaçanik: Zyrtari në pranga, dyshohet se i kërkoi qytetarit mbi 600 euro për dokumente të panevojshme

0:000:00