"Vetëvendosje kërkon të destabilizojë Shqipërinë", Labinot Bislimi: Ka elementë të dukshëm të neofashizmit

"Vetëvendosje kërkon të destabilizojë Shqipërinë", Labinot Bislimi: Ka elementë të dukshëm të neofashizmit

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Labinot Bislimi, i ftuar në Real Story tha se nuk e cilëson Lëvizjen Vetëvendosje si një forcë të ekstremit të majtë, por vlerësoi se ajo shfaq elementë të dukshëm të neofashizmit. Sipas tij, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes ideologjisë së majtë dhe tipareve që, sipas tij, lidhen me neofashizmin.

“Vetëvendosja nuk është ekstrem i majtë, e kam thënë në shumë studio. VV është nisur me dy krahë. Fashizmi nuk është për progresin, është për kthim në jetën primitive, VV është i kësaj ane. Madje, edhe terminologjinë “oligark” nuk e përdor e majta, është term që përdoret nga fashistët. E majta nuk e përdor këtë terminologji. Duhet të definojmë ç’është e majta dhe fashizmi.

Është një lëvizje e majtë e lidhur me mjedisin, ekologjinë, nga po shkojmë, çfarë produktesh na duhen. Por ka elemente fashiste, drejtpërdrejt kundër progresit. Nuk e kemi njohur deri vonë në Shqipëri, por kemi dallim mes një lëvizjeje shoqërore që po piqet, por që nuk kërkon pushtet, por vetëm ndikim tek ai.”

Bislimi u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje kërkon të destabilizojë Shqipërinë pasi në përbërjen e saj ka elementë fashizmi.

Kur një parti politike, siç është VV, çon mercenarët e vet të organizuar, jo tani më më për Zvërnecin, sepse ajo çështje është “kamuflazh”, por në një frymë që hajde të rrëzojmë dhe të destabilizojmë Shqipërinë, shtetin shqiptar, qeverinë, në kohën kur është në fazën për të marrë investimet e reja nga jashtë, në kohën kur është në një moment të integrimit, raporton GazetaTema, transmeton Periskopi.

VV është parti, e cila mban një frymë, pavarësisht se nuk e identifikon veten, por të gjitha elementët përbrenda saj janë elementë fashiste dhe këtu kemi një strategji. Protestuesit janë kundër demokracisë dhe këtu e kemi problemin”, tha ai./Periskopi/


Të ngjashme
Gjenden qindra euro të falsifikuara në një bankomat në Çagllavicë

Gjenden qindra euro të falsifikuara në një bankomat në Çagllavicë

Shqipëria do të mbyllë kapitujt e parë, komisionerja Kos: Sot është një “Super e Martë” për zgjerimin e BE-së

Shqipëria do të mbyllë kapitujt e parë, komisionerja Kos: Sot është një “Super e Martë” për zgjerimin e BE-së

Nafta shtrenjtohet, publikohen çmimet e reja të derivateve

Nafta shtrenjtohet, publikohen çmimet e reja të derivateve

Tragjike: Vdes 62-vjeçari, dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë në Prizren

Tragjike: Vdes 62-vjeçari, dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë në Prizren

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Pejë

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Pejë

“E marta e madhe” në Bruksel: Shqipëria avancon drejt BE-së, sot mbyll tre kapitujt e parë

“E marta e madhe” në Bruksel: Shqipëria avancon drejt BE-së, sot mbyll tre kapitujt e parë

Labi njofton se janë mbledhur të gjitha paratë për ish-ushtarin e UÇK-së, Gani Kocin: Mbi 50 mijë euro u siguruan

Labi njofton se janë mbledhur të gjitha paratë për ish-ushtarin e UÇK-së, Gani Kocin: Mbi 50 mijë euro u siguruan

“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

Emiratet e Bashkuara dënojnë sulmin iranian ndaj dy cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Emiratet e Bashkuara dënojnë sulmin iranian ndaj dy cisternave në Ngushticën e Hormuzit

’Shefi’ i Hoffenheimit konfirmon bisedimet me top-klube për Fisnik Asllanin

’Shefi’ i Hoffenheimit konfirmon bisedimet me top-klube për Fisnik Asllanin

SHBA godet Iranin nga ajri për 5 orë pa pushim, hakmarrja vjen me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit Persik

SHBA godet Iranin nga ajri për 5 orë pa pushim, hakmarrja vjen me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit Persik

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

0:000:00