Ndalohet për 48 orë i dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Pejë

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Pejë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mbreti Pirro”, në Pejë, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkaq i dyshuari fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është vetëdorëzuar në polici.

Siç bën të ditur Policia, gjendja e të plagosurit është stabile, përderisa i dyshuari në polici ka dorëzuar edhe edhe 2 armë së bashku me 2 karikatorë dhe 15 fishekë, me të cilën dyshohet se kishte kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa policia thekson se paraprakisht në shtëpinë e tij është bërë bastisja e shtëpisë së personit të dyshuar, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: 73- fishekë cal:7.65mm, 41 fishekë 9x19, dhe 3 karikatorë, raporton tutje “Zëri”.


Njoftimi i plotë:


Stacioni Policor në Pejë, më datën 13.07.2026, në orën 22:36, është informuar se në rrugën “Mbreti Pirro”, në Pejë, kishte ndodhur një plagosje dhe një person është lënduar.

Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty është hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjëherë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, e më pas në QKUK- Prishtinë për tretman mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

I dyshuari për këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente, drejtori rajonal dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e sektorit rajonal për hetime DRP-Pejë, kanë punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar, gjithashtu me autorizim përkatës ligjor është bërë bastisja e shtëpisë së personit të dyshuar, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: 73- fishekë cal:7.65mm, 41 fishekë 9x19, dhe 3 karikatorë.

Sot me datën 14.07.2026 rreth orës 02:30, i dyshuari është vetëdorëzuar, i njëjti ka dorëzuar edhe 2 armë së bashku me 2 karikatorë dhe 15 fishekë, me të cilën dyshohet se kishte kryer veprën penale, i njëjti në prezencën e avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48- orë. /Periskopi/

Të ngjashme
Tragjike: Vdes 62-vjeçari, dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë në Prizren

Tragjike: Vdes 62-vjeçari, dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë në Prizren

“E marta e madhe” në Bruksel: Shqipëria avancon drejt BE-së, sot mbyll tre kapitujt e parë

“E marta e madhe” në Bruksel: Shqipëria avancon drejt BE-së, sot mbyll tre kapitujt e parë

Labi njofton se janë mbledhur të gjitha paratë për ish-ushtarin e UÇK-së, Gani Kocin: Mbi 50 mijë euro u siguruan

Labi njofton se janë mbledhur të gjitha paratë për ish-ushtarin e UÇK-së, Gani Kocin: Mbi 50 mijë euro u siguruan

“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

Emiratet e Bashkuara dënojnë sulmin iranian ndaj dy cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Emiratet e Bashkuara dënojnë sulmin iranian ndaj dy cisternave në Ngushticën e Hormuzit

’Shefi’ i Hoffenheimit konfirmon bisedimet me top-klube për Fisnik Asllanin

’Shefi’ i Hoffenheimit konfirmon bisedimet me top-klube për Fisnik Asllanin

SHBA godet Iranin nga ajri për 5 orë pa pushim, hakmarrja vjen me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit Persik

SHBA godet Iranin nga ajri për 5 orë pa pushim, hakmarrja vjen me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit Persik

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Moti sot, temperaturat deri 30 gradë Celsius

Moti sot, temperaturat deri 30 gradë Celsius

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Plagoset një person në Pejë

Plagoset një person në Pejë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

0:000:00