SHBA godet Iranin nga ajri për 5 orë pa pushim, hakmarrja vjen me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit Persik

SHBA godet Iranin nga ajri për 5 orë pa pushim, hakmarrja vjen me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit Persik

Kanë zgjatur 5 orë sulmet intensive ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit në natën e sotme, gjatë të cilave avionët amerikanë goditën disa objektiva ushtarake. Sipas raportimeve, ndër zonat e goditura janë përfshirë Bushehr, Chabahar dhe Bandar Abbas.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte paralajmëruar më herët mundësinë e ndërmarrjes së këtyre sulmeve, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se nuk e përjashton mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të re me Teheranin në të ardhmen. Ai gjithashtu u bëri thirrje aleatëve të SHBA-së që të kontribuojnë financiarisht për mbështetjen amerikane, duke deklaruar: “Dua të rimbursohem nga vendet që po ndihmojmë”.

Ndërkohë, Irani, me mbështetjen e grupeve të armatosura aleate, përfshirë rebelët Houthi në Jemen, ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj vendeve të Gjirit Persik. Raportimet flasin për shpërthime në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Bahrein.

Po ashtu, sipas burimeve të cituara, dy anije cisterna nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe janë goditur teksa po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit përgjatë një rruge që autoritetet iraniane e konsideronin të palejuar.

Në zhvillimet më të fundit, Donald Trump thuhet se ka vendosur një bllokadë të re detare në Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se kontrolli mbi kalimin strategjik do të jetë nën administrimin amerikan dhe se do të vendoset një tarifë për anijet që kalojnë nëpër Gjirin Persik.

Situata në Lindjen e Mesme mbetet tepër e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet që mund të kenë ndikim të gjerë në sigurinë rajonale dhe tregjet globale të energjisë./Periskopi

Të ngjashme
“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

Emiratet e Bashkuara dënojnë sulmin iranian ndaj dy cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Emiratet e Bashkuara dënojnë sulmin iranian ndaj dy cisternave në Ngushticën e Hormuzit

’Shefi’ i Hoffenheimit konfirmon bisedimet me top-klube për Fisnik Asllanin

’Shefi’ i Hoffenheimit konfirmon bisedimet me top-klube për Fisnik Asllanin

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Moti sot, temperaturat deri 30 gradë Celsius

Moti sot, temperaturat deri 30 gradë Celsius

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Plagoset një person në Pejë

Plagoset një person në Pejë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Andin Hoti i reagon ministres serbe: Edhe babai yt ideologjik Millosheviqi donte pastrim etnik në Kosovë por përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe

Andin Hoti i reagon ministres serbe: Edhe babai yt ideologjik Millosheviqi donte pastrim etnik në Kosovë por përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe

Kanosje, armë dhe municion: Katër persona arrestohen në Ferizaj

Kanosje, armë dhe municion: Katër persona arrestohen në Ferizaj

Ardian Gjini i ashpër me Qeverinë: As termocentral me gas, as autostradat, po don me ta ba kuorumin, a?

Ardian Gjini i ashpër me Qeverinë: As termocentral me gas, as autostradat, po don me ta ba kuorumin, a?

Kryediplomati iranian tallet me taksën e re të Trumpit në Hormuz: Ka absolutisht të drejtë

Kryediplomati iranian tallet me taksën e re të Trumpit në Hormuz: Ka absolutisht të drejtë

0:000:00