Oficerë të FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar

Oficerët e FSK-së, major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi, kanë përfunduar me sukses të lartë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit (ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Shrivenham. Ata gjithashtu morën titullin Master në Studimet e Mbrojtjes nga King’s College në Londër.

Bazuar në njoftimin e FSK-së, kursi i Avancuar i Komandës dhe Shtabit ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e udhëheqësve të mesëm dhe të lartë për detyra komanduese dhe shtabore të nivelit strategjik dhe operacional, ky program përgatit oficerët për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake komplekse, bashkëpunimin me agjenci qeveritare dhe partnerë ndërkombëtarë, si dhe aplikimin efektiv të instrumenteve të fuqisë kombëtare në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Në këtë program morën pjesë mbi 240 pjesëmarrës nga Britania e Madhe dhe nga 47 shtete të tjera nga e mbarë bota.

“Pjesëmarrja dhe diplomimi i oficerëve tanë në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për të ndërtuar një ushtri moderne dhe të përgatitur sipas standardeve më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftim./Periskopi/

Njoftimi i plotë:

Të ngjashme
Franca dhe Spanja kërkojnë ‘biletën’ për finalen e madhe të Botërorit 2026

Gjenden qindra euro të falsifikuara në një bankomat në Çagllavicë

"Vetëvendosje kërkon të destabilizojë Shqipërinë", Labinot Bislimi: Ka elementë të dukshëm të neofashizmit

Shqipëria do të mbyllë kapitujt e parë, komisionerja Kos: Sot është një “Super e Martë” për zgjerimin e BE-së

Nafta shtrenjtohet, publikohen çmimet e reja të derivateve

Tragjike: Vdes 62-vjeçari, dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë në Prizren

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Pejë

“E marta e madhe” në Bruksel: Shqipëria avancon drejt BE-së, sot mbyll tre kapitujt e parë

Labi njofton se janë mbledhur të gjitha paratë për ish-ushtarin e UÇK-së, Gani Kocin: Mbi 50 mijë euro u siguruan

“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

Emiratet e Bashkuara dënojnë sulmin iranian ndaj dy cisternave në Ngushticën e Hormuzit

’Shefi’ i Hoffenheimit konfirmon bisedimet me top-klube për Fisnik Asllanin

0:000:00