Vdekja e 62-vjeçarit në Prizren: Inspektorati i Punës sqaron se viktima nuk ishte punëtor, por vëllai i pronarit

Inspektorati Qendror i Punës ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me vdekjen tragjike të një 62-vjeçari në Prizren, i cili humbi jetën pasi dyshohet se ra nga kulmi i një shtëpie ku po kryheshin punime.

Sipas të dhënave fillestare të siguruara nga inspektorët në terren, rezulton se viktima nuk ka qenë i angazhuar si punëtor në këtë objekt.

Nga gjetjet e para, aksidenti i rëndë ka ndodhur në një shtëpi private ku po zhvilloheshin punime për renovimin e kulmit. IQP bën të ditur se 62-vjeçari nuk kishte asnjë lidhje me procesin e punës që po kryhej aty, por ishte familjar i afërt i pronarit të shtëpisë.

“Viktima nuk ishte i angazhuar në procesin e punës, por ishte vëllai i pronarit të shtëpisë,” thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Pasi ka shqyrtuar rastin në aspektin ligjor të sigurisë dhe shëndetit në punë, Inspektorati Qendror i Punës ka konstatuar se ky rast nuk hyn në domenin e marrëdhënieve të rregullta të punës.

IQP ka konstatuar se mes palëve nuk ka ekzistuar asnjë marrëdhënie kontraktuale investitor–punëkryes.

Viktima nuk ka pasur marrëdhënie pune sipas përcaktimeve të parapara me ligjet në fuqi.

Autoritetet përkatëse dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë hetimet për të ndriçuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Postimi i plotë:

Të ngjashme
Franca dhe Spanja kërkojnë ‘biletën’ për finalen e madhe të Botërorit 2026

Gjenden qindra euro të falsifikuara në një bankomat në Çagllavicë

"Vetëvendosje kërkon të destabilizojë Shqipërinë", Labinot Bislimi: Ka elementë të dukshëm të neofashizmit

Shqipëria do të mbyllë kapitujt e parë, komisionerja Kos: Sot është një “Super e Martë” për zgjerimin e BE-së

Nafta shtrenjtohet, publikohen çmimet e reja të derivateve

Tragjike: Vdes 62-vjeçari, dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë në Prizren

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Pejë

“E marta e madhe” në Bruksel: Shqipëria avancon drejt BE-së, sot mbyll tre kapitujt e parë

Labi njofton se janë mbledhur të gjitha paratë për ish-ushtarin e UÇK-së, Gani Kocin: Mbi 50 mijë euro u siguruan

“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

Emiratet e Bashkuara dënojnë sulmin iranian ndaj dy cisternave në Ngushticën e Hormuzit

’Shefi’ i Hoffenheimit konfirmon bisedimet me top-klube për Fisnik Asllanin

0:000:00