Franca dhe Spanja kërkojnë ‘biletën’ për finalen e madhe të Botërorit 2026

Franca dhe Spanja përballen sonte në gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Botës, në një duel që premton spektakël dhe futboll të nivelit më të lartë. Dy nga kombëtaret më të forta të turneut do të luftojnë për një vend në finalen e madhe, ndërsa çdo detaj mund të bëjë diferencën.
Në njërën anë është Franca e Didier Deschamps, e udhëhequr nga Kylian Mbappe, me mbështetjen e Michael Olise dhe një skuadre të mbushur me cilësi në të gjitha repartet. "Gjelat" kanë treguar stabilitet gjatë gjithë turneut dhe synojnë një tjetër finale botërore, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Përballë tyre do të jetë Spanja e Luis de la Fuente, e cila ka impresionuar me futbollin e saj dinamik. Lamine Yamal vazhdon të jetë një nga yjet më të ndritshëm të turneut, ndërsa Mikel Merino ka qenë një nga pikat kyçe në mesfushë./Periskopi











