Tragjedi në Itali – U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

Një ngjarje tragjike është regjistruar në plazhet e Otrantos, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi arriti të shpëtojë dy fëmijët e tij binjakë 8-vjeçarë nga rrymat detare.

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës, rreth orës 11:30, kur pavarësisht kushteve të vështira me erë të fortë, disa pushues ndodheshin në det. Mes tyre ishin edhe dy fëmijët, të cilët u tërhoqën shpejt nga rrymat dhe u larguan nga bregu.

I alarmuar nga thirrjet për ndihmë, babai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti të mbërrijë te binjakët, duke i ndihmuar të kthehen në breg.

Megjithatë, pasi doli në breg, 54-vjeçari, i identifikuar si Gennaro Cagnazzo nga zona e Leçes, u ndje papritur keq dhe u rrëzua, shkruajnë mediat.

Përpjekjet për ta rikthyer në jetë, fillimisht nga pushuesit e më pas nga ekipet e emergjencës, rezultuan të pasuksesshme. Autoritetet dyshojnë se ai ka pësuar një problem shëndetësor fatal pas përpjekjes së lodhshme për shpëtim./Periskopi/

Të ngjashme
Dita e 35-të e protestës, pjesëmarrësve u bashkohen edhe nga diaspora, tortë Ramës për ditëlindje: Merr edhe Saliun me vete

GOOOL: Maroku në epërsi ndaj Kanadasë

GOOOL: Maroku në epërsi ndaj Kanadasë

Anglia përgatitet për të luajtur në 2.240m mbi nivelin e detit, WADA lejon “Tre luanët” të përdorin Viagra përpara ndeshjes me Meksikën

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 51-vjeçari nga Gjakova

Mbyllet pjesa e parë Kanada – Maroku

Mbyllet pjesa e parë Kanada – Maroku

Saibari dëmtohet dhe largohet në minutën e 22-të ndaj Kanadasë

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

“S’mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”, Rama: S’kam gjë me ata që protestojnë, transparenca është krejtësisht e dukshme

“Nuk ishte pjesë e luftës”, Familja e Selmanit në pritje të MPJD-së për ndihmë

Fermerët kosovarë të Qumështit kërkojnë publikimin e analizave për Qumështoren "Vita", paralajmërojnë protestë në Prishtinë

Clinton për 250-vjetorin e ShBA-së: Amerika është në periudhë ndarjesh të thella

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së tregon ekonomi me rritje të ngadalshme dhe inflacion në rritje

0:000:00