Mbyllet pjesa e parë Kanada – Maroku

Pjesa e parë e ndeshjes mes Marokut dhe Kanadasë është mbyllur me rezultat 0–0, në një 45-minutësh me ritëm të lartë dhe raste nga të dyja anët.
Maroku ka kontrolluar më shumë topin dhe ka tentuar të ndërtojë lojën përmes qarkullimit dhe presionit të vazhdueshëm në mesfushë.
Megjithatë, Kanadaja ka qenë më konkrete në fazën ofensive, duke krijuar disa nga rastet më të rrezikshme të pjesës së parë.
Momenti më i hidhur i takimit erdhi në minutën e 22-të, kur Ismael Saibari u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi, duke lënë një boshllëk të dukshëm në formacionin e Marokut./Periskopi/











