“Nuk ishte pjesë e luftës”, Familja e Selmanit në pritje të MPJD-së për ndihmë

Arben Selmani, djali i Osman Selmanit i arrestuar së fundmi në Serbi, ka deklaruar se familja po përballet me mungesë të mbështetjes institucionale.

Ai tha se, pavarësisht se e ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, nuk ka marrë përgjigje apo ndihmë konkrete.

Selmani njëherësh ka kërkuar angazhim më të madh nga institucionet e Kosovës për sigurimin e dokumenteve që, sipas tij, dëshmojnë pafajesinë e babait të tij.

"Për fat të keq unë që vetë jam deklaruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme te një zyrtare të enjten, nga ai moment më kurrkush nuk më ka kontaktuar, askush nuk më ka thirrur. Po tentoj të lidhem me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes që të më ndihmojnë te NATO-ja dhe OSBE-ja për t’i siguruar këto dokumente, pasi janë në arkivat e tyre”, ka deklaruar ai, në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Sipas Selmanit, e vetmja mbështetje konkrete deri më tani ka ardhur nga ambasadori i Kosovës në Beograd, të cilin e ka vlerësuar për bashkëpunim./Periskopi

Të ngjashme
Mbyllet pjesa e parë Kanada – Maroku

Mbyllet pjesa e parë Kanada – Maroku

Tragjedi në Itali – U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

Saibari dëmtohet dhe largohet në minutën e 22-të ndaj Kanadasë

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

“S’mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”, Rama: S’kam gjë me ata që protestojnë, transparenca është krejtësisht e dukshme

Fermerët kosovarë të Qumështit kërkojnë publikimin e analizave për Qumështoren "Vita", paralajmërojnë protestë në Prishtinë

Clinton për 250-vjetorin e ShBA-së: Amerika është në periudhë ndarjesh të thella

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së tregon ekonomi me rritje të ngadalshme dhe inflacion në rritje

Mbreti Charles vlerëson raportet SHBA-Britani në letrën e pavarësisë drejtuar Trumpit

Lojtarët e Kepit të Gjelbër i kërkuan foto pas ndeshjes, Messi: E duan edhe fanellën, por në fushë më godisnin

Arrestohet 28-vjeçari i dyshuar për shantazhimin e një të miture me fotografi në rrjete sociale

Aksident në Pejë, lëndohet një motoçiklist, policia jep detaje

0:000:00