16 subjekte politike mbetën nën pragun prej 1 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit

16 subjekte politike mbetën nën pragun prej 1 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit

Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, gjithsej 16 subjekte politike që garuan nuk arritën të sigurojnë as 1 për qind të votave në rang vendi.

Pjesa më e madhe e këtyre subjekteve politike u përkasin komuniteteve.

Rezultatin më të lartë mes tyre e shënoi partia turke Kosova Demokratik Turk Partisi – KDTP, e cila mori 5,709 vota, ose 0.70 për qind të numrit të përgjithshëm.


Në anën tjetër, performancën më të dobët në këto zgjedhje e pati kandidati i pavarur Esmir Kasi. Sipas rezultateve që KQZ i certifikoi të mërkurën, ai siguroi 0.03 për qind të votave, përkatësisht 268 vota.

I dyti nga fundi për nga rezultati ishte KNRP, me 0.04 për qind të votave, që do të thotë se mori mbështetjen e vetëm 355 qytetarëve të Kosovës.

Në zgjedhjet e 7 tetorit garuan 21 subjekte politike. Pragu për hyrje në Kuvend ishte 5 për qind e votave totale, ndërsa këtë nivel e tejkaluan vetëm pesë subjekte politike – Lista Serbe, Aleanca, LDK-ja, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.


Megjithatë, pjesë e parlamentit do të jenë edhe 11 deputetë nga subjekte që nuk e kaluan pragun dhe që mbetën nën 1 për qind të votave të përgjithshme. Ata sigurojnë ulëse në Kuvend falë “garancive” kushtetuese që Kushtetuta e Republikës së Kosovës ua njeh komuniteteve. Sipas saj, 10 vende në parlament u takojnë “gjithsesi” përfaqësuesve të komunitetit serb, ndërsa 10 të tjera përfaqësuesve të bashkësive të tjera etnike në vend.

Të ngjashme
Ardian Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ardian Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

27 vjetori i vrasjes së vëllezërve Bytyqi, kërkohet përgjegjësi nga Serbia

27 vjetori i vrasjes së vëllezërve Bytyqi, kërkohet përgjegjësi nga Serbia

Sunny Hill – historia e një festivali që nisi nga ëndrra dhe u bë global

Sunny Hill – historia e një festivali që nisi nga ëndrra dhe u bë global

Granit Xhaka refuzon Chelsean dhe i jep fund spekulimeve: Dua të bëj histori me Sunderlandin

Granit Xhaka refuzon Chelsean dhe i jep fund spekulimeve: Dua të bëj histori me Sunderlandin

Për herë të parë në QKUK kryhen operime të trurit me teknikën moderne të neuroendoskopisë

Për herë të parë në QKUK kryhen operime të trurit me teknikën moderne të neuroendoskopisë

Rritet numri i rasteve me Ebola në Kongo, shkon në mbi 1 mijë numri i të prekurve

Rritet numri i rasteve me Ebola në Kongo, shkon në mbi 1 mijë numri i të prekurve

KQZ certifikoi rezultatet – Këta janë 120 deputetët e ri të zgjedhur

KQZ certifikoi rezultatet – Këta janë 120 deputetët e ri të zgjedhur

FIFA merr vendim historik për çerekfinalen Francë–Marok

FIFA merr vendim historik për çerekfinalen Francë–Marok

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Rusia sulmon sërish Ukrainën, shtatë të vrarë para samitit të NATO-s

Rusia sulmon sërish Ukrainën, shtatë të vrarë para samitit të NATO-s

0:000:00