Portugalia paralajmërohet për një "tragjedi" kur Cristiano Ronaldo të pensionohet

Portugalia paralajmërohet për një "tragjedi" kur Cristiano Ronaldo të pensionohet

Federata Portugeze e Futbollit është paralajmëruar se mund të përballet me një goditje të madhe mediatike dhe financiare pas pensionimit të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja.

Eksperti i marketingut, Daniel Sa, drejtor ekzekutiv i Institutit Portugez të Administrimit të Marketingut (IPAM), beson se Federata duhet të përgatitet për epokën pas Ronaldos, pasi ylli 41-vjeçar është bërë shumë më i madh se vetë përfaqësuesja në aspektin e markës dhe ndikimit global.

Ronaldo konfirmoi se Kupa e Botës 2026 ishte paraqitja e tij e gjashtë dhe e fundit në këtë turne, megjithëse e ka lënë të hapur të ardhmen e tij me Portugalinë.

Sipas Sa, largimi i Ronaldos do të sjellë humbje të konsiderueshme të vëmendjes mediatike dhe të ardhurave, pasi sulmuesi i Al Nassr ka qenë për më shumë se dy dekada figura kryesore që ka tërhequr sponsorë dhe marrëveshje fitimprurëse për Federatën Portugeze.

“Mund të tingëllojë pak e ashpër, por nga këndvështrimi i markës, Ronaldo është pakrahasueshëm më i madh se e gjithë kombëtarja portugeze dhe shumë të tjera së bashku”.

“Nuk po bëj një analizë sportive, por një analizë të markës. Do të jetë një tragjedi kur ai të largohet, sepse njerëzit ende nuk e kuptojnë sa shumë vëmendje mediatike do të humbasë. Do të jetë sikur të zbresim me shpejtësi nga një shkallë lëvizëse”, deklaroi Sa për agjencinë portugeze të lajmeve Lusa.

Ai shtoi se ishte pikërisht Ronaldo ai që i ka ndihmuar Federatës të nënshkruajë kontrata të shumta komerciale dhe të gjenerojë të ardhura të mëdha për më shumë se 20 vjet.

“Ai është njeriu që u ka mundësuar të nënshkruajnë kontrata të shumta dhe të fitojnë shumë para për më shumë se 20 vjet. Besoj se Federata Portugeze është duke përgatitur një narrativë të re, sepse nuk mund të varet vetëm nga një person dhe duhet të ofrojë arsye të tjera. Natyrisht, futbolli portugez është më shumë se Ronaldo, por kjo strategji e re duhet të shfrytëzohet sa më mirë”, vazhdoi ai, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Sa theksoi gjithashtu se karriera e Ronaldos si futbollist tashmë është vetëm një pjesë e fuqisë së markës së tij personale.

Sipas tij, ndikimi global i pesë herë fituesit të Topit të Artë do të vazhdojë të rritet edhe pasi të varë këpucët në gozhdë, falë pranisë së tij të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, kontratave me sponsorë dhe investimeve në fusha të ndryshme.

“Së bashku me futbollistin, ekziston Ronaldo influencuesi, i cili është më i madhi në botë dhe personi më i ndjekur në rrjetet sociale. Ekziston Ronaldo që sponsorizohet nga marka kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe Ronaldo investitori në industri të ndryshme. Edhe pasi të ndalojë së luajturi, kjo markë do të vazhdojë të rritet”, përfundoi eksperti./Periskopi/

Të ngjashme
Plagoset një person në Prizren, policia jep detaje

Plagoset një person në Prizren, policia jep detaje

Ulutash: Optimizimi i trupave të KFOR-it mund të zhbëhet nëse e kërkon situata

Ulutash: Optimizimi i trupave të KFOR-it mund të zhbëhet nëse e kërkon situata

Malisheva me fitore të madhe ndaj Hibernianit skocez

Malisheva me fitore të madhe ndaj Hibernianit skocez

“Vrasje nga pakujdesia” - Prokuroria e Pejës jep detaje për rastin tragjik në Deçan

“Vrasje nga pakujdesia” - Prokuroria e Pejës jep detaje për rastin tragjik në Deçan

Aksident në detin e Vlorës, helika e skafit ia pret këmbën një personi

Aksident në detin e Vlorës, helika e skafit ia pret këmbën një personi

Ngjarje e rëndë në Gjermani: Punonjësi i bankës vritet me thikë, autori ende brenda ndërtesës

Ngjarje e rëndë në Gjermani: Punonjësi i bankës vritet me thikë, autori ende brenda ndërtesës

Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë: Bardhi dhe Balliu i hodhën ujë Ramës, Peleshi e nxorri jashtë kreun e grupit demokrat

Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë: Bardhi dhe Balliu i hodhën ujë Ramës, Peleshi e nxorri jashtë kreun e grupit demokrat

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

IHMK publikon analizën për motin e 20–22 korrikut, jep sqarime për paralajmërimet meteorologjike

IHMK publikon analizën për motin e 20–22 korrikut, jep sqarime për paralajmërimet meteorologjike

Ambasadorë të BE-së në Zveçan: Ligji të zbatohet barabartë në mbarë Kosovën, të përmirësohet koordinimi komuna-Qeveri

Ambasadorë të BE-së në Zveçan: Ligji të zbatohet barabartë në mbarë Kosovën, të përmirësohet koordinimi komuna-Qeveri

Haradinaj i tronditur nga vrasja aksidentale e Shpend Hasanramajt

Haradinaj i tronditur nga vrasja aksidentale e Shpend Hasanramajt

Moti i keq, ndalohet lundrimi për anije në Ksamil, Sarandë dhe Borsh

Moti i keq, ndalohet lundrimi për anije në Ksamil, Sarandë dhe Borsh

0:000:00