Moti i keq, ndalohet lundrimi për anije në Ksamil, Sarandë dhe Borsh

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, Kapiteneria e Sarandës ka vendosur ndalimin e lundrimit për të gjitha anijet turistike dhe anijet e peshkimit në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit për ditën e premte, 24 korrik 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, masa është marrë në interes të sigurisë së lundrimit dhe do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse, shkruan abcnews.al, transmeton Periskopi.
Kapiteneria u bën thirrje të gjithë pronarëve, operatorëve dhe kapitenëve të mjeteve lundruese të respektojnë urdhrin dhe të mos dalin në det gjatë kësaj periudhe.











