Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit serb i dyshuar për veprën penale ‘’Importi, eksporti dhe shitja e paautorizuar e armëve’’

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit serb i dyshuar për veprën penale ‘’Importi, eksporti dhe shitja e paautorizuar e armëve’’

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet Z.M., shtetas i Serbisë, i arrestuar më 22 korrik 2026 nën dyshimin për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Sipas Prokurorisë, arrestimi është bërë në flagrancë pas zhvillimit të hetimeve intensive dhe grumbullimit të provave materiale.

Sipas njoftimit, armët e zjarrit dyshohet se janë importuar nga Serbia dhe më pas janë modifikuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndaj të dyshuarit ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa më 23 korrik Prokuroria i ka paraqitur Gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e paraburgimit.

Njoftimi i plotë:

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për veprën penale ‘’Importi, eksporti dhe shitja e paautorizuar e armëve’’

Prishtinë, 23 Korrik 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, pas zhvillimit të hetimeve intensive dhe grumbullimit të provave materiale, më 22.07.2026, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar në flagrancë personi i dyshuar me inicialet Z.M., shtetas i Republikës së Serbisë, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materiale plasëse’’, nga neni 364 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, armët e zjarrit janë importuar nga Republika e Serbisë dhe më pas janë modifikuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa sot më 23.07.2026, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë Gjykatës kompetente për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materiale plasëse’’, nga neni 364 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit, dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin./Periskopi

Të ngjashme
Vdes një person në Gjilan, policia jep detaje

Vdes një person në Gjilan, policia jep detaje

Edhe Apeli konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Mujkës dhe Hysen Muzliukajt të VV’së

Edhe Apeli konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Mujkës dhe Hysen Muzliukajt të VV’së

Çmimet e naftës arritën në 100 dollarë për herë të parë që nga muaji maj

Çmimet e naftës arritën në 100 dollarë për herë të parë që nga muaji maj

Seanca e radhës për vrasjen e policit Lika mbahet në shtator

Seanca e radhës për vrasjen e policit Lika mbahet në shtator

Një i mitur godet me thikë bashkëmoshatarin e tij në Suharekë

Një i mitur godet me thikë bashkëmoshatarin e tij në Suharekë

Portugalia paralajmërohet për një "tragjedi" kur Cristiano Ronaldo të pensionohet

Portugalia paralajmërohet për një "tragjedi" kur Cristiano Ronaldo të pensionohet

Plagoset një person në Prizren, policia jep detaje

Plagoset një person në Prizren, policia jep detaje

Ulutash: Optimizimi i trupave të KFOR-it mund të zhbëhet nëse e kërkon situata

Ulutash: Optimizimi i trupave të KFOR-it mund të zhbëhet nëse e kërkon situata

Malisheva me fitore të madhe ndaj Hibernianit skocez

Malisheva me fitore të madhe ndaj Hibernianit skocez

“Vrasje nga pakujdesia” - Prokuroria e Pejës jep detaje për rastin tragjik në Deçan

“Vrasje nga pakujdesia” - Prokuroria e Pejës jep detaje për rastin tragjik në Deçan

Aksident në detin e Vlorës, helika e skafit ia pret këmbën një personi

Aksident në detin e Vlorës, helika e skafit ia pret këmbën një personi

Ngjarje e rëndë në Gjermani: Punonjësi i bankës vritet me thikë, autori ende brenda ndërtesës

Ngjarje e rëndë në Gjermani: Punonjësi i bankës vritet me thikë, autori ende brenda ndërtesës

0:000:00