Plagosja e katërfishtë në Podujevë, policia i ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, iu gjeti armë e mbi 100 fishekë

Plagosja e katërfishtë në Podujevë, policia i ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, iu gjeti armë e mbi 100 fishekë

Plagosja e katërfishtë në Podujevë, 28 gëzhoja plumbash u gjetën në vendngjarje, policia ua bastisi shtëpitë të dyshuarve

Policia e Kosovës doli me njoftim të ri për plagosjen e katërfishtë që ndodhi dje në Podujevë.

Në raportin 24-orësh, policia tha se pas gjuajtjeve me armë zjarri ku u plagosën tre të dyshuar dhe një burrë, kalimtar rasti, u gjetën 28 gëzhoja të plumbave.

“Ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar (kalimtar i rastit), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin kanë intervenuar menjëherë zyrtarë policorë dhe njësitë relevante policore, të cilat në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja”.

Policia gjithashtu tha se i ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku ka gjetur armë e fishekë të shumtë.

Në vendngjarje ka dalë stafi i lartë menaxhues i PK-së, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë. Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./Periskopi/






Të ngjashme
Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Dalin para gjykatës të dyshuarit për mashtrim me tatime dhe derivate

Dalin para gjykatës të dyshuarit për mashtrim me tatime dhe derivate

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve: Spektri politik të mos u bëjë dëm prodhuesve vendorë

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve: Spektri politik të mos u bëjë dëm prodhuesve vendorë

Protesta para Parlamentit në Shqipëri, arrestohen 19 persona, procedohen penalisht 12 të tjerë

Protesta para Parlamentit në Shqipëri, arrestohen 19 persona, procedohen penalisht 12 të tjerë

CNN: Irani po i dërgon Trumpit një mesazh sfidues me një funeral kolosal për udhëheqësin e vrarë

CNN: Irani po i dërgon Trumpit një mesazh sfidues me një funeral kolosal për udhëheqësin e vrarë

Paga minimale 500 euro: Kush fiton, kush humb?

Paga minimale 500 euro: Kush fiton, kush humb?

0:000:00