Dalin para gjykatës të dyshuarit për mashtrim me tatime dhe derivate

Dalin para gjykatës të dyshuarit për mashtrim me tatime dhe derivate

Kanë dalë para gjykatës disa nga të dyshuarit që u arrestuan në aksionin e së mërkurës kundër krimit të organizuar, lidhur me realizimin e transaksioneve fiktive të derivateve të naftës.

Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim për nëntë të dyshuarit.

Më 1 korrik ishte realizuar operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, e që rezultoi me arrestimin e nëntë të dyshuarve, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin, 301 euro në kartëmonedha prej dy eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.


Hetimet thuhet se kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale: shpëlarje e parave, kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi./Periskopi/

Të ngjashme
Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Plagosja e katërfishtë në Podujevë, policia i ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, iu gjeti armë e mbi 100 fishekë

Plagosja e katërfishtë në Podujevë, policia i ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, iu gjeti armë e mbi 100 fishekë

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve: Spektri politik të mos u bëjë dëm prodhuesve vendorë

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve: Spektri politik të mos u bëjë dëm prodhuesve vendorë

Protesta para Parlamentit në Shqipëri, arrestohen 19 persona, procedohen penalisht 12 të tjerë

Protesta para Parlamentit në Shqipëri, arrestohen 19 persona, procedohen penalisht 12 të tjerë

CNN: Irani po i dërgon Trumpit një mesazh sfidues me një funeral kolosal për udhëheqësin e vrarë

CNN: Irani po i dërgon Trumpit një mesazh sfidues me një funeral kolosal për udhëheqësin e vrarë

Paga minimale 500 euro: Kush fiton, kush humb?

Paga minimale 500 euro: Kush fiton, kush humb?

0:000:00