Sonte nga ora 21:00, Daut Haradinaj, intervistë ekskluzive në Periskopi

Sonte, në sezonën e re të intervistave të Periskopit, i ftuar është Daut Haradinaj.
Duke filluar nga ora 21:00, intervistën me z. Haradinaj mund ta ndiqni eksluzivisht në kanalet e Periskopit, e gjithashtu edhe në televizionin T7.
Që nga themelimi i Aleancës si parti, Daut Haradinaj ka qenë gjithnjë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, në zgjedhjet e fundit ku garoi sërish - i njëjti fitoi mandatin, por rrugëtimin e tij në legjislaturën e re i dha fund - duke e dorëzuar mandatin para konstituimit të Kuvendit.
Në intervistën e tij të parë që nga lënia e mandatit, Haradinaj ka treguar arsyet pse nuk do jetë më pjesë e Kuvendit.
- Pse opozita është përgjegjëse kryesore për situatën aktuale në vend, sipas Haradinajt?
- Pse nuk arritën të bëhen bashkë tre liderët opozitarë për gjashtë vjet të Qeverisë Kurti?
- Paralajmërim për protesta masive nga shtatori i këtij viti, nëse nuk ndërron situata.
- Pse opozita duhet t'i bojkotojë zgjedhjet, me Kurtin në pushtet?
- Zgjerimi i Aleancës, jo vetëm në petkun e rajonit të Dukagjinit.
- Cilat janë dyshimet e tij për Albin Kurtin?
- Çka thotë ai për Hashim Thaçin e të tjerët në Hagë?
Përveç politikës, si rrallëherë Haradinaj ka folur edhe për jetën e tij personale.
- Raportet e tij me Ramush Haradinajn.
- Kujtimet e luftës.
- Sporti, muzika e të tjera.
Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni intervistën e plotë sonte nga ora 21:00 në T7 dhe në platformat e Periskopit.
PROMO:











