Pejë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 18 korrik 2026, rreth orës 21:40.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Pejë, 18.07.2026 – 21:40. Është raportuar se viktima m/k është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.











