Lisandro Martinez largohet i dëmtuar në finalen e Botërorit

Argjentina ka marrë një goditje të rëndësishme në fundin e pjesës së parë të finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës.
Mbrojtësi Lisandro Martínez është detyruar të lërë fushën në minutën e 44-të, pasi pësoi një problem fizik dhe nuk mundi të vazhdonte më tej sfidën.
Largimi i tij vjen në një moment delikat për kampionët në fuqi, të cilët po përballen me presionin e Spanjës në një finale të vështirë dhe të luftuar./Periskopi/












