Trump: Është e vështirë të vësh bast kundër Messit në finalen e Kupës së Botës

Trump: Është e vështirë të vësh bast kundër Messit në finalen e Kupës së Botës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila zhvillohet të dielën në stadiumin "MetLife" në New Jersey.

Trump do ta ndjekë ndeshjen nga afër së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa të dy do t'ia dorëzojnë trofeun skuadrës fituese pas përfundimit të finales.

Në një intervistë të regjistruar për Fox, presidenti amerikan nuk pranoi të zbulonte se cilën skuadër e sheh favorite për triumf, por e bëri të qartë se Lionel Messi është arsyeja pse nuk do të vinte bast kundër Argjentinës.

"E mendova gjatë këtë pyetje. E dija se do të ma bënit. Nuk dua të përfshihem, edhe pse politikisht nuk ka shumë rëndësi. Presidenti i Argjentinës është mik i imi dhe ka bërë një punë të shkëlqyer. Por do të thosha se është shumë e vështirë të vësh bast kundër Messit".



"Nuk do të zgjedh anë. Thjesht mendoj se është shumë e vështirë të vësh bast kundër Messit. Ai është i jashtëzakonshëm", deklaroi Trump.

Messi e nis finalen vetëm një gol larg rekordit historik të golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës, pasi Kylian Mbappe e kaloi në krye të renditjes pas ndeshjes për vendin e tretë ndaj Anglisë.

39-vjeçari ka shënuar tetë nga 16 golat e Argjentinës në këtë Botëror. Nëse realizon edhe në finale, ai do ta çojë në 22 numrin e golave të shënuar në gjashtë pjesëmarrje në Kupën e Botës.

Trump foli me fjalë të mëdha edhe për yllin argjentinas, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me Cristiano Ronaldon.

"Ai është padyshim një nga më të mëdhenjtë. Këto informacione i marr edhe nga djali im Baron, i cili është një tifoz i madh i futbollit. Ka edhe shumë futbollistë të tjerë fantastikë, por unë gjithmonë më kanë pëlqyer Ronaldo dhe Messi", përfundoi presidenti amerikan./Periskopi/

Të ngjashme
Shtatë vjet burg për vjedhjen e vitit 2015 në argjendari në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

Shtatë vjet burg për vjedhjen e vitit 2015 në argjendari në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

30 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

30 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Familjari i kosovarëve që vdiqën në aksidentin në kufi apelon: Mos spekuloni, prisni vetëm informacionet zyrtare

Familjari i kosovarëve që vdiqën në aksidentin në kufi apelon: Mos spekuloni, prisni vetëm informacionet zyrtare

Shtrenjtohet nafta pas sulmeve të reja amerikane në Iran

Shtrenjtohet nafta pas sulmeve të reja amerikane në Iran

OVL e UÇK-së u kërkon ish-pjesëtarëve të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

OVL e UÇK-së u kërkon ish-pjesëtarëve të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri

Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri

“Dolëm me i kërku”, banori: Policia kërkoi ndihmën tonë për gjetjen e tre kosovarëve në RMV

“Dolëm me i kërku”, banori: Policia kërkoi ndihmën tonë për gjetjen e tre kosovarëve në RMV

Kolona deri në 700 metra te Dheu i Bardhë, kjo është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Kolona deri në 700 metra te Dheu i Bardhë, kjo është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Skandali që tronditi Zvicrën: Ish-politikani akuzohet për drogimin dhe abuzimin e grave, mes tyre një 15 vjeçe

Skandali që tronditi Zvicrën: Ish-politikani akuzohet për drogimin dhe abuzimin e grave, mes tyre një 15 vjeçe

Gjini takim me Bordin e ZRRE-së: Nevojiten vendime strategjike për të garantuar sigurinë energjetike

Gjini takim me Bordin e ZRRE-së: Nevojiten vendime strategjike për të garantuar sigurinë energjetike

Gucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

Gucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar

0:000:00