Zhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje dhe në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës lidhur me rastin e tre shtetasve nga Vushtrria, të raportuar të zhdukur në Shkup.

Siç bëri të ditur ambasada për Klankosova.tv, deri në momentin e fundit të raportimit ende nuk ka informacion të saktë që lokalizon vendndodhjen e Ejup Ternavës, Cennet Ternavës dhe Fatmire Shabanit.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tyre, pasi tre personat janë parë për herë të fundit të shtunën rreth orës 22:00, kur ishin nisur nga aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës.

Që nga ajo kohë, sipas familjarëve, ata nuk kanë pasur qasje në telefonë dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me ta.

Klankosova.tv ka kontaktuar me të afërmit e tyre, të cilët kanë treguar se Fatmirja, e cila jeton në Gjermani, kishte arritur në aeroportin e Shkupit.

Vëllai i saj, Ejup Ternava, së bashku me bashkëshorten e tij, Cennet Ternavën, ishin nisur për ta marrë nga aeroporti, por që nga ai moment nuk ka pasur asnjë sinjal nga ta.

Kushdo që ka informacion për tre personat ose automjetin me të cilin kanë udhëtuar, mund të kontaktojë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674 dhe +383 49 195277, ose të njoftojë Policinë.

Të ngjashme
Bien temperaturat, nesër s’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të rënda

Breshër i madh godet Istogun (VIDEO)

Breshër i madh godet Istogun (VIDEO)

Humb betejën me kancerin ish-trajneri i Anglisë dhe legjenda e Liverpoolit

Shëngjin, nënë e bir rrezikojnë mbytjen, shpëtohen në momentin e fundit

FIFA nis hetimet ndaj Argjentinës pas sjelljeve të pahijshme të lojtarëve pas ndeshjes me Spanjën

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

Trump flet pas finales së Kupës së Botës: Nuk kam asnjë tension me kryeministrin spanjoll

Shtatë vjet burg për vjedhjen e vitit 2015 në argjendari në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

30 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Familjari i kosovarëve që vdiqën në aksidentin në kufi apelon: Mos spekuloni, prisni vetëm informacionet zyrtare

Shtrenjtohet nafta pas sulmeve të reja amerikane në Iran

OVL e UÇK-së u kërkon ish-pjesëtarëve të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

0:000:00