Kampioni i ri i botës do të marrë sonte çmimin më të madh në histori

Finalja e Kupës së Botës 2026 nuk do të vendosë vetëm fatin e trofeut më të rëndësishëm në futboll, por edhe një rekord financiar.

Argjentina ose Spanja do të fitojnë shpërblimin më të madh të dhënë ndonjëherë për një kampion bote.

FIFA ka vendosur një premio prej 50 milionë dollarësh për federatën që do të ngrejë trofeun në stadiumin MetLife në New Jersey. Me përfshirjen edhe të shumës prej 1.5 milionë dollarësh të dhënë për përgatitjet, kampioni i botës do të arkëtojë gjithsej 51.5 milionë dollarë nga FIFA.

Rritja e shpërblimeve gjatë dekadave ka qenë e jashtëzakonshme. Italia mori 2.2 milionë dollarë për triumfin në vitin 1982, ndërsa Argjentina në vitin 2022 fitoi 42 milionë dollarë pas suksesit në Katar.

Lista e shpërblimeve të kampionëve:

1982 – Itali: 2.2 milionë dollarë

1986 – Argjentinë: 2.8 milionë dollarë

1990 – Gjermani Perëndimore: 3.5 milionë dollarë

1994 – Brazil: 4 milionë dollarë

1998 – Francë: 6 milionë dollarë

2002 – Brazil: 8 milionë dollarë

2006 – Itali: 20 milionë dollarë

2010 – Spanjë: 30 milionë dollarë

2014 – Gjermani: 35 milionë dollarë

2018 – Francë: 38 milionë dollarë

2022 – Argjentinë: 42 milionë dollarë

2026 – Argjentinë ose Spanjë: 50 milionë dollarë

Përtej lavdisë sportive, finalja e MetLife do të sjellë edhe një rekord financiar, me njërën prej dy kombëtareve që do të shkruajë historinë si për kampionatin, ashtu edhe për shpërblimin më të madh të marrë ndonjëherë nga një fitues i Kupës së Botës./Periskopi

Të ngjashme
Shtatë vjet burg për vjedhjen e vitit 2015 në argjendari në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

30 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Familjari i kosovarëve që vdiqën në aksidentin në kufi apelon: Mos spekuloni, prisni vetëm informacionet zyrtare

Shtrenjtohet nafta pas sulmeve të reja amerikane në Iran

OVL e UÇK-së u kërkon ish-pjesëtarëve të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri

“Dolëm me i kërku”, banori: Policia kërkoi ndihmën tonë për gjetjen e tre kosovarëve në RMV

Kolona deri në 700 metra te Dheu i Bardhë, kjo është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Skandali që tronditi Zvicrën: Ish-politikani akuzohet për drogimin dhe abuzimin e grave, mes tyre një 15 vjeçe

Gjini takim me Bordin e ZRRE-së: Nevojiten vendime strategjike për të garantuar sigurinë energjetike

Gucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar

0:000:00