Pas fitores ndaj Francës, Rodri dërgon mesazh të fortë për FIFA-n dhe gjyqtarët

Pas fitores ndaj Francës, Rodri dërgon mesazh të fortë për FIFA-n dhe gjyqtarët

Rodri ka kritikuar FIFA-n për nivelin e ndarjes së drejtësisë në Kupën e Botës, pasi Spanja siguroi vendin në finale të martën mbrëma.


Spanja regjistroi një fitore bindëse 2-0 ndaj Francës, skuadrës që konsiderohej favorite para turneut, duke siguruar një përballje spektakolare në finale ndaj Anglisë ose Argjentinës të dielën në Neë Jersey.

Penalltia e realizuar nga Mikel Oyarzabal i dha qetësi skuadrës së Luis de la Fuente në mesin e pjesës së parë, ndërsa goditja e saktë e Pedro Porros në minutën e 60-të zgjeroi serinë e fitoreve të Spanjës ndaj Francës në tri ndeshje radhazi.

Një paraqitje fantastike e ‘Furisë së Kuqe’ u udhëhoq nga mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, i cili kontrolloi betejën në mesfushë së bashku me Fabian Ruiz.

Gjatë gjithë turneut, gjyqtarët dhe sistemi VAR janë përballur me kritika për vendime të rëndësishme në ndeshje të ndryshme, dhe kjo situatë vazhdoi edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Rodri ishte i shpejtë për të kritikuar gjyqtarin Ian Barton dhe ekipin e tij, duke thënë se nuk bënë mjaftueshëm për ta mbrojtur Lamine Yamalin, i cili ishte në qendër të disa ndërhyrjeve të forta.

"Është e qartë. Kemi pasur të njëjtin problem në tri ndeshje radhazi, ka pasur shumë faulle", deklaroi Rodri.

"Po flasim për 10 ose 15 faulle ku djaloshi (Lamine Yamal) përfundon në tokë. Nëse gjyqtarët nuk i ndëshkojnë, atëherë mbrojtësit do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë”.

"Lejimi i këtyre ndërhyrjeve është i dukshëm dhe sot ishte veçanërisht i qartë. Megjithatë, ai përsëri zhvilloi një ndeshje të madhe”.

Shpejtësia e reagimit të Yamalit i solli Spanjës një penallti ndaj Francës, pasi Lucas Digne gaboi në kohën e ndërhyrjes gjatë një topi të lartë dhe goditi 19-vjeçarin./Telegrafi/

Të ngjashme
Malisheva shkëlqen me pesë gola ndaj Vllaznisë, kalon për herë të parë një raund në garat evropiane

Malisheva shkëlqen me pesë gola ndaj Vllaznisë, kalon për herë të parë një raund në garat evropiane

Scaloni trondit para Anglisë: Ndryshon skemën dhe rikthen “ogurin” e fanellës blu për gjysmëfinalen

Scaloni trondit para Anglisë: Ndryshon skemën dhe rikthen “ogurin” e fanellës blu për gjysmëfinalen

"Messi mbetet lojtari që Anglia do ta ketë më shumë frikë"

"Messi mbetet lojtari që Anglia do ta ketë më shumë frikë"

FIFA mund ta zgjasë 20-25 minuta pauzën mes pjesëve

FIFA mund ta zgjasë 20-25 minuta pauzën mes pjesëve

Një statistikë shqetësuese për Anglinë nëse arrin në finale, ky është disavantazhi ndaj Spanjës

Një statistikë shqetësuese për Anglinë nëse arrin në finale, ky është disavantazhi ndaj Spanjës

Adeyemi arrin në Barcelonë, bashkë me Loredanën

Adeyemi arrin në Barcelonë, bashkë me Loredanën

FIFA miraton kërkesën e veçantë të Argjentinës para duelit me Anglinë

FIFA miraton kërkesën e veçantë të Argjentinës para duelit me Anglinë

Spanja fiton avantazh të rëndësishëm para finales së Botërorit

Spanja fiton avantazh të rëndësishëm para finales së Botërorit

FIFA përgatit ndëshkime për lojtarët dhe trajnerët që kritikuan gjyqtarët pas Kupës së Botës

FIFA përgatit ndëshkime për lojtarët dhe trajnerët që kritikuan gjyqtarët pas Kupës së Botës

Sonte gjysmëfinalja e dytë Angli-Argjentinë

Sonte gjysmëfinalja e dytë Angli-Argjentinë

Vetëm dy kombëtare e kanë bërë më parë: Franca dështoi të shkruajë historinë ndaj Spanjës

Vetëm dy kombëtare e kanë bërë më parë: Franca dështoi të shkruajë historinë ndaj Spanjës

Eliminimi i Francës, reagon Macron: Urime Spanjës, humbja e sotme është e rëndë

Eliminimi i Francës, reagon Macron: Urime Spanjës, humbja e sotme është e rëndë