Adeyemi arrin në Barcelonë, bashkë me Loredanën

Karim Adeyemi ka arritur në Barcelonë, për të kryer testet mjekësore.
Bashkë me të ishte edhe partnerja e tij, këngëtarja kosovare, Loredana Zefi.
Sulmuesi gjerman, është transferuar nga Borusia Dortmund te Barcelona, për një shifër rreth 30 milionë euro.
Pas testeve mjekësore, pritet nënshkrimi i kontratës pesë vjeçare dhe zyrtarizimi te skuadra spanjolle.











