Operacioni kundër naftëtarëve- krejt çka dihet deri tash dhe si nisi ky hetim afro dy vite më parë

Operacioni kundër naftëtarëve- krejt çka dihet deri tash dhe si nisi ky hetim afro dy vite më parë

Hetimi i gjatë dhe informacionet që kanë dalë deri tani tregojnë një skemë të strukturuar, që sipas burimeve po verifikohet nga autoritetet në të dy vendet. Në qendër të saj dyshohet të jetë një mekanizëm kompleks i qarkullimit të naftës dhe manipulimit të dokumentacionit doganor.

Autoritetet ende po verifikojnë të gjitha rrethanat dhe rolin e secilit subjekt të përfshirë në këtë rrjet të dyshuar, ndërsa operacioni mbetet në zhvillim dhe pritet të zgjerohet edhe më tej gjatë ditëve në vijim.


Një operacion i gjerë bastisjesh është zhvilluar sot në disa zona të Kosovës, duke pasur në fokus dhjetëra biznese dhe importues të naftës.


Sipas informacioneve të siguruara nga Insajderi, zanafilla e aksionit lidhet me një raport të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), të hartuar rreth dy vite më parë.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka udhëhequr një hetim të gjatë dhe të thelluar në bashkëpunim me institucione të tjera, i cili ka rezultuar me ndërhyrjen e sotme.

Rrjeti i dyshuar për kontrabandë dhe shpëlarje parash dyshohet se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Shqipërisë.


Mekanizmi i dyshuar i veprimit me “maunat me ujë”

Sipas dyshimeve fillestare nafta fillimisht importohej nga kompani kosovare dhe kalonte transit përmes Shqipërisë. Për shkak të diferencës në taksat e naftës mes dy vendeve, dyshohet se një pjesë e saj shkarkohej në Shqipëri dhe shitej në tregun e zi.

Më pas, maunat mbusheshin me ujë dhe ktheheshin në Kosovë si importe të rregullta.

Duke deklaruar në doganë sasi fiktive dhe duke përfituar nga akciza më e ulët në Kosovë, dyshohet se rrjeti siguronte përfitime nga diferenca e çmimit për çdo litër naftë të shitur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, thonë burimet e Insajderit.

Ky lloj mekanizmi është raportuar edhe më herët si praktikë e mundshme e shmangies tatimore në raste të ndryshme.

Faturat fiktive dhe hetimet paralele

Për të mbuluar gjurmët e veprimtarisë së dyshuar, sipas hetimeve, siç mëson Insajderi, janë përdorur edhe fatura fiktive për shitje në pika karburanti dhe biznese të ndryshme në Kosovë, me qëllim justifikimin e importeve dhe qarkullimit financiar në dokumentacion.

Aktualisht, operacioni po zhvillohet në koordinim me hetime paralele që po kryhen edhe në Shqipëri për të njëjtën çështje.

Autoritetet në Kosovë, sipas këtyre burimeve, janë të fokusuara në verifikimin e shmangies së dyshuar tatimore përmes përdorimit të faturave të pretenduara si të rreme gjatë një periudhe më të gjatë kohore./Periskopi/


Të ngjashme
Nis intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror, KPK: Një etapë e rëndësishme, standardet e njëjta për secilin

Nis intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror, KPK: Një etapë e rëndësishme, standardet e njëjta për secilin

Prokuroria kërkon paraburgim për menaxherin e motelit në Ferizaj, dyshohet për prostitucion

Prokuroria kërkon paraburgim për menaxherin e motelit në Ferizaj, dyshohet për prostitucion

Dëbim nga Kosova dhe 700 euro gjobë, Themelorja vendos për të ndalurit në Gazimestan

Dëbim nga Kosova dhe 700 euro gjobë, Themelorja vendos për të ndalurit në Gazimestan

Bie numri i bizneseve të reja në Kosovë, sinjal alarmant për ekonominë

Bie numri i bizneseve të reja në Kosovë, sinjal alarmant për ekonominë

Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë vitit 1999

Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë vitit 1999

Kurti thotë se ende po e pret certifikimin e rezultateve: Më pas, pa humbur kohë do të kemi diskutimet e nevojshme

Kurti thotë se ende po e pret certifikimin e rezultateve: Më pas, pa humbur kohë do të kemi diskutimet e nevojshme

Mrekulli në Venezuelë, djali gjendet gjallë pas gjashtë ditësh nën rrënoja

Mrekulli në Venezuelë, djali gjendet gjallë pas gjashtë ditësh nën rrënoja

Haaland për përballjen me Brazilin: Nuk do të jetë e lehtë

Haaland për përballjen me Brazilin: Nuk do të jetë e lehtë

“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

0:000:00