Nis intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror, KPK: Një etapë e rëndësishme, standardet e njëjta për secilin

Nis intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror, KPK: Një etapë e rëndësishme, standardet e njëjta për secilin

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nisur procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

KPK tha se po shënojnë “një etapë të rëndësishme të procedurës kushtetuese dhe ligjore për përzgjedhjen e autoritetit më të lartë të sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës”.

“Siç ju kemi informuar më herët, në funksion të garantimit të një procesi transparent, të verifikueshëm dhe të barabartë për secilin kandidat, Paneli Vlerësues, tre orë para fillimit të intervistave, ka hartuar pyetjet standarde të intervistimit në prani të monitoruesve nga radhët e partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile. Paneli Vlerësues do të intervistojë gjatë ditës së sotme z. Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Zejnullah Gashi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Gjatë intervistimit, KPK thotë se “secili kandidat do t’i nënshtrohet të njëjtave standarde të vlerësimit profesional, bazuar në kriteret e përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore përkatëse”.


“Në cilësinë e monitoruesve, procesin e intervistimit po e ndjekin përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian dhe misionit të OSBE-së në Kosovë, EULEX-it, EU4FAST-WB-së, Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe Betimi për Drejtësi, Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Rrjetit të Organizatave Joqeveritare AVONET, KDI-së dhe Lëvizjes FOL”, thuhet në njoftim.

KPK thotë se me përfundimin e fazës së intervistimit, Paneli Vlerësues do të vazhdojë “procedurat e mëtejshme të vlerësimit në pajtim me dispozitat ligjore dhe aktet nënligjore në fuqi, deri në përmbylljen e procesit të përzgjedhjes dhe paraqitjen e propozimit për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me ligj”.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës do të vazhdojë të informojë opinionin publik dhe mediat për ecurinë e këtij procesi deri në përmbylljen e tij, në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të parimeve të shtetit të së drejtës”, thuhet në fund të njoftimit./Periskopi/



Të ngjashme
Ky është i riu Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Ky është i riu Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës

FSK gjen trupin e pajetë të 25-vjeçarit në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

FSK gjen trupin e pajetë të 25-vjeçarit në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

Rama pas ngritjes së çmimit të biletave: Nëse paguhen në mënyrë digjitale është pothuajse i njëjtë

Rama pas ngritjes së çmimit të biletave: Nëse paguhen në mënyrë digjitale është pothuajse i njëjtë

Microsoft do të shkurtojë mijëra vende pune në raundin e ardhshëm të shkurtimeve të vendeve të punës

Microsoft do të shkurtojë mijëra vende pune në raundin e ardhshëm të shkurtimeve të vendeve të punës

Të paktën 37 persona janë ende në robëri pas sulmit në shkollën e Nigerisë Verilindore

Të paktën 37 persona janë ende në robëri pas sulmit në shkollën e Nigerisë Verilindore

Prokuroria kërkon paraburgim për menaxherin e motelit në Ferizaj, dyshohet për prostitucion

Prokuroria kërkon paraburgim për menaxherin e motelit në Ferizaj, dyshohet për prostitucion

Dëbim nga Kosova dhe 700 euro gjobë, Themelorja vendos për të ndalurit në Gazimestan

Dëbim nga Kosova dhe 700 euro gjobë, Themelorja vendos për të ndalurit në Gazimestan

Bie numri i bizneseve të reja në Kosovë, sinjal alarmant për ekonominë

Bie numri i bizneseve të reja në Kosovë, sinjal alarmant për ekonominë

Operacioni kundër naftëtarëve- krejt çka dihet deri tash dhe si nisi ky hetim afro dy vite më parë

Operacioni kundër naftëtarëve- krejt çka dihet deri tash dhe si nisi ky hetim afro dy vite më parë

Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë vitit 1999

Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë vitit 1999

Kurti thotë se ende po e pret certifikimin e rezultateve: Më pas, pa humbur kohë do të kemi diskutimet e nevojshme

Kurti thotë se ende po e pret certifikimin e rezultateve: Më pas, pa humbur kohë do të kemi diskutimet e nevojshme

Mrekulli në Venezuelë, djali gjendet gjallë pas gjashtë ditësh nën rrënoja

Mrekulli në Venezuelë, djali gjendet gjallë pas gjashtë ditësh nën rrënoja

0:000:00